Shqiptarët nuk jetojnë pa to! Çfarë i ndodh organizmit nëse nuk hamë djathë dhe qumësht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët janë shumë të apasionuar pas produkteve të bulmetit, në veçanti djathit që nuk mungon kurrë në asnjë vakt.

Megjithatë ka njerëz që heqin dorë nga këto produkte me vetëdije për të rënë në peshë, për të pasur një fytyrë të pastër, për më shumë energji e të tjerë.

A e dini se çfarë ndodh në organizëm kur nuk konsumoni më produkte bylmeti?

Kocka më të dobëta

Deri në moshën 30 vjeçare, formimi dhe zhvillimi i kockave është në formë optimale.

Pas të tridhjetave masa kockore është më e brishtë dhe ka nevojë për shumë kalçium.

Burimi më i mirë i kalçiumit janë sigurisht produktet e bulmetit.

Trupi e përthith më mirë kalçiumin nga këto burime se nga çdo ushqim tjetër.

Heqja dorë nga produktet e bulmetit nënkupton fillimin e hershëm të osteoporozës.

Lëkurë më e pastër
Femrat që heqin dorë nga produktet e bulmetit nuk do të kenë nevojë për makiazh.

Qumështi është një produkt që nxit shfaqjen e akneve.

Ai përmban hormone që nxisin gjendrat e yndyrës në lëkurë.

Më pak probiotikë

Heqja dorë nga produktet e bulmetit nënkupton heqjen dorë nga probiotikët.

Këto baktere të shëndetshme që gjenden tek kosi dhe djathërat e butë janë tepër të rëndësishëm për organizmin dhe për tretjen.

Probiotikët gjenden edhe tek lakra turshi dhe produktet e fermentuara të bëra në shtëpi.

Shëndoshje e shpejtë

Njerëzit që konsumojnë me tepri më shumë yndyrna të bulmetit janë më të prirur të jenë obezë në harkun kohor të 12 viteve në krahasim me ata që konsumojnë më pak ushqime të tilla.

Ndaj AgroWeb.org ju këshillon të bëni kujdes me sasinë e produkteve të bulmetit që konsumoni.

Lexo edhe :  Gjërat që duhet të bëni sa herë ju ndërpritet oreksi nga stresi

Heqja dorë nga produktet e bulmetit do e bëjë trupin të dëshirojë karbohidrate të cilat çojnë pashmangshmërisht drejt peshës së madhe.

Fryrje në stomak

Kur njerëzit heqin dorë nga produktet e bulmetit, ata kërkojnë zëvendësues të tjerë.

Nga ana tjetër produkte të tjera janë shumë vështirë për tu tretur ndaj shkakton shumë fryrje dhe gazra.

Kosi dhe djathi nga ana tjetër nuk përmbajnë galaktozë ndaj nuk janë të rrezikshëm

Të fundit

Studim/ Zbuloni sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Rezulton se britanikët janë mjaft vendimtarë për madhësinë optimale të familjes me 49% të të rriturve në Mbretërinë e...

Nga niveli i rrezatimit te stresi, ja pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës

Pasojat e përdorimit afatgjatë të teknologjisë moderne mund të mos dihen për një kohë të gjatë, pasi nevojiten kërkime afatgjata. Sidoqoftë, ajo që dimë tani...

Jeni gjithnjë të uritur? Fajësoni horoskopin, ja 4 shenjat më llupëse

Nuk është mister që forcat kozmike kanë një ndikim në marrëdhënien e shenjave të horoskopit me tryezën. Jupiteri simbolizon lidhjen me ushqimin. Ata që janë...

Meta po stërvitet që të bëhet gati për burg

Kohët e fundit Ilir Meta mëngjes për mëngjes poston në rrjete sociale video nga aktivitetet fizike që bën. Namir Lapardhaja thotë se me këto...

Gazetari zbulon shumën marramendëse. Kjo është pasuria e Monika Kryemadhit!

Gazetari Adriatik Doçi foli për Ilir Metën dhe Kryemadhin, për çështjet gjyqësore që janë hapur ndaj tyre në SPAK, një prej të cilave është...

Lajme të tjera

Web TV