Kryesocialisti Edi Eama e vijoi turin e falënderimeve pas fitores së thellë të 14 Majit në Fier, kryeqytetin e socialistëve.
“Ky rezultat, i cili nuk është thjesht më i miri historik në numër bashkish, por është më i miri në numër votash dhe është si rezultat i një produkt, i një pune dhe i një organizmi të jashtëzakonshëm sa vetë rezultati. PS ka qenë e mobilizuar dhe ka sjellë në kutinë e votimit numrin më të madh të votave që ne kemi marrë ndonjëherë”-tha Rama.
Edi Rama e shikon si një detyrim prioritar të qeverisë, dhënien fund te keq funksionit në dëm të qytetarëve nga kadastrat.
“Do përmbysim rendin që mbizotëron në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Njësoj siç kemi vepruar me shërbime të tjera, duhet të bëjmë edhe me kadastrën. Duhet t’i mbyllim dyert e kadastrave. Nuk ka nevojë që qytetarët të shkojnë nëpër dyert e kadastrës. Dihet të mjaftojnë që qytetarët të aplikojnë online dhe ta marrin po online shërbimin që i takon brenda afateve, pa pasur nevojë të takojë njëri. Besoj se brenda qershorit ne do ta bëjmë prezantimin e këtij transformimin dhe për tua hequr njerëzve këtë barrë të tmerrshme.”-shtoi Rama.
Socialistëve të Fierit Edi Rama u bëri këtë kërkesë.
“Kurrë mos lejoni që një dru i shtrembët, që ndeshni rrugës dhe që dalin nga mes nesh t’ua cenojë krenarinë legjitime për Partinë Socialiste”.