Zyrtare/ Mike Pence shpall kandidaturën për president të SHBA-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, më 5 qershor e shpalli veten kandidat në garën presidenciale të republikanëve për pozitën e presidentit, duke nisur kështu një betejë kundër ish-presidentit Donald Trump.

Ekipi i fushatës së Pence e paraqiti një deklaratë kandidature në Komisionin Federal të Zgjedhjeve të SHBA-së.

Pence do ta nisë fushatën e tij me një video dhe një fjalim në Iowa më 7 qershor, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters javën e kaluar tre burime të afërta me Pence.

Kandidimi i Pence e vë atë në garë kundër kandidatit kryesor nga radhët e Partisë Republikane, Donald Trump.

Pence kishte qenë zëvendëspresident i Trump, por kishte refuzuar ta mbështeste atë kur ai u përpoq t’i përmbyste rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, të fituara nga demokrati Joe Biden.

Ish-guvernatori i Indianas është distancuar gjithnjë e më shumë nga Trump, duke thënë se veprimet e Trump që inkurajuan sulmin ndaj ndërtesës së Kapitolit më 6 janar të vitit 2021 e kishin rrezikuar atë dhe familjen e tij, të cilët kishin qenë në ndërtesë në atë kohë.

Pence i bashkohet një numri të madh të kandidatëve republikanë, që përfshijnë Trump, senatorin amerikan Tim Scott dhe ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley. Guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum po planifikon gjithashtu të hyjë në garë së shpejti, sipas burimeve të Reuters.

Edhe ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, do t’i bashkohet garës më 6 qershor, duke e çuar numrin e përgjithshëm të kandidatëve republikanë në dyshifrorë.

Numri i madh i kandidatëve ka shqetësuar shumë kundërshtarë të Trump brenda Partisë Republikane, të cilët kanë frikë se vota kundër Trumpit mund të ndahet dhe t’ia dorëzojë kështu nominimin e partisë ish-presidentit./ REL

Të fundit

Transfertat kombëtare në Euro, në rritje të fortë për këtë vit

Transfertat e brendshme bankare në monedhën Euro janë në rritje të fortë për këtë vit. Sipas të dhënave nga Banka...

Viti akademik nis me probleme/ Berisha: Qiratë dhe çmimet po e bëjnë një mollë të ndaluar

Ish-kryeministri Sali Berisha renditi problemet me të cilat përballen studentët dhe pedagogët në këtë nisje të vitit të ri akademik. "Dita e parë e hapjes...

Sa e rrallë është ngjyra juaj e syve?

Të gjitha ngjyrat e syve janë të bukura në aspektin e tyre. Njerëzit mund të “përhumben” me orë të tëra në magjinë e syve....

Zbuluan vaksinën kundër COVID-19/Nderohen me çmimin Nobel në Mjekësi, Kariko dhe Weissman

Çmimin Nobel në Mjekësi e morën sot hungarezja, Katalin Kariko dhe amerikani, Drew Weissman për vaksinën mRNA. Katalin Kariko dhe Drew Weissman bënë zbulime në...

Rama vizitë zyrtare në Kroaci, pritet me ceremoni nga homologu Plenkoviç

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Kroaci. Shefi i qeverisë shqiptare u prit me ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Në...

Lajme të tjera

Web TV