Colella drejt largimit nga Partizani, Demat hedhin sytë tek teknikët kroatë për pankinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Efekti domino te Partizani duket se prek edhe trajnerin. Xhovani Kolela, i ardhur në drejtimin e Partizanit në gusht të vitit të kaluar, nuk pritet të vazhdojë në sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit nuk janë të bindur për t’i besuar edhe një tjetër sezon italianit dhe pritet të negociojnë me të prishjen e kontratës, e cila skadon pas një viti, për shkak se pas fitimit të titullit, u aktivizua klauzola e rinovimit.

Kjo ndarje nuk pritet të jetë aq e lehtë sa me drejtorin Elton Marini, por me siguri edhe në këtë rast do të gjendet një rrugë e mesme, ku të dyja palët të mbeten të kënaqura. Pas fitimit të titullit, Colella ishte i bindur për vazhdimin në krye të Partizanit dhe me siguri ka qenë kontrata ajo që i ka dhënë siguri.

Gjithsesi, tashmë situata është ndryshe dhe po negociohet për divorcin. Nga ana tjetër, ka nisur puna për gjetjen e trajnerit të ri të të kuqve, ku Kroacia është tregu i zgjedhur. Drejtuesit e kuq kanë hedhur vështrimin në Kroaci, ku Tomislav Stipiç është i pari që lakohet.

Ai është 42- vjeçar, një trajner pa “CV” të pasur dhe me pak eksperiencë, së fundmi ka drejtuar Rigën në Letoni. Stipiç ka menaxher Adrian Aliajn dhe drejtuesit e Partizanit i besojnë menaxherit shqiptar. Një tjetër alternativë është Mario Tokiç, ish trajneri i Lokomotivës së Zagrebit.

Të fundit

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Heidi dhe Romeo krijuan një romancë brenda Big Brother VIP e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë...

Ushqimet që duhet të hani nëse doni që të zgjasni më shumë në shtrat

Përtej “komës ushqimore” kur hani shumë dhe ndiheni super të fryrë, ose kur keni atë ndjesinë e stomakut plot, duket se ka disa ushqime...

“Ka ende shumë projekte”/ Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama  i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj. Gjatë fjalës së tij në premierën “Tirana...

Rritje rroge nga 1 Korriku 2024, ja kategoritë që përfitojnë

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror...

Gaz Bardhi deklaratë urgjente, paralajmëron lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar sot një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai pritet të dalë para mediave rreth orës...

Lajme të tjera

Web TV