Dita nis me diell por keni kujdes orët e pasdites, ja si parashikohen temperaturat sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor duke gjeneruar reshje të pakta e të izoluara shiu në pjesën më të madhe të vëndit, përjashtuar vijën bregdetare ku vranësirat do të jenë të pranishme por nuk priten reshje.

Në zonat malore priten mini-stuhi edhe breshëri. Orët e mbrëmjes do të largojnë vranësirat dhe shirat nga i gjithë territori i vendit.

Temperaturat e ajrit në do të rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke rregjistruar vleren minimale në qytetin e Peshkopisë 11°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në Sarandë 30°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Vijon nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike; Republika e Kosovës duke bërë që; mengjesi te jete nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta ndërsa pasditja do të sjellë, vranësira dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të Kosovës.

Ndërsa orët e vona të mbrëmjes do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke sjellë ndërpreje të reshjeve në të gjithë Republikën e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Si pasojë e zhvillimit të një qëndre e presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Jugperëndim të Ballkanit do të diktojë kushtet e motit edhe në MV, ku pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta ndërsa orët e pasdites do të dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu, herë pas here në formë shtrëngate ndërsa mbrëmja dhe nata do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike si edhe ndërpreje të reshjeve.

Lexo edhe :  A preket Shqipëria nga reshjet intensive në Greqi? Ja çfarë thotë sinoptikania

Evropa

Pjesa më e madhe e kontinentit të Europës paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin mot të kthjellët dhe temperatura të larta përkatësisht në; Skandinavi, Europën Qëndrore si edhe ishujt Britanikë ndërsa Europa Jugperëndimore, gadishulli i Ballkanit si edhe vendet e Lindjes do të kenë herë pas here vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu dhe mini-stuhi të forta ere.

Të fundit

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajmet për politikën ju dëmtojnë zemrën

Lajmet e ditës në vendin tonë janë të mbushura me politikë. Çdo edicion lajmesh nis me një ose shumë politikanë që herë flasin qartë...

Lajme të tjera

Web TV