Arrestimi i Dakos/ Avokati zbardh prapaskenat: Çështja është e ndërlikuar nga ana ligjore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela këtë të mërkurë në një intervistë të dhënë për Tirana Live ka komentuar arrestimin e ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Ngjela në fjalën e tij është shprehur se çështja e arrestimit të ish kryebashkiakut është e ndërlikuar, pasi sipas tij duhet të shqyrtohet me detaje nëse vërtet firma që ai ka vënë është përgjegjësi e tij apo e teknikëve.

“Goditja nuk është ende në nivele të larta për korrupsion apo shpërdorime, sa i përket arrestimit të ish kryetarit të bashkisë së Durrësit, çështja nuk është aq e lehtë, pasi nuk e dimë ku është shkelja inxhinierike apo administrative, pasi kryetari i bashkisë nuk mund  të japë leje për ndërtimin e 3-4 kateve, nëse nuk ka dokumentin teknik nga inxhinierë profesionist dhe nuk e dimë sesi do të dalë në gjyq.

Nuk kam prova në dorë, por nëse do të bie një ndërtesë dhe kryetari i bashkisë nuk i ka përfillur argumentet teknik atëherë është fajtore në të kundërt ai nuk ka faj.

Por ka dhe ndonjë moment tjetër ku nga një element X është përdorur me pak lëndë, por duhet që të presim përfundimin e akuzës për të pasur një panoramë të qartë”, ka thënë Ngjela.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV