Patatja “made in Albania”/ Produkti shqiptar tani certifikohet për BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fermerët e Divjakës këto ditë janë të zënë. Eshtë momenti kur puna e tyre e gjithë vitit jep frytet. Ka filluar mbledhja e zhardhokëve të patateve. Prodhimi i tyre është cilësor dhe bio, por tregu ku i shesin kufizohet në Shqipëri dhe pak edhe ne Kosovë. Jashtë kufijve kombëtare, veprojnë rregulla të tjera certifikimi dhe kjo ka dëmtuar tregtinë e tyre.

Fermerët thonë se eksporti është zgjidhja e problemit të tyre të përsëritur çdo vit me shitjen.

“Eksporti na jep shume dorë sepse shkulet shumë, shkurton edhe ditët e punës…se do fillojmë dhe me shalqinin që është gati tani. Po pati eksport ka gjëra të favorshme per Divjaken dhe për të gjithë ata që merren me bujqësi.”

” Këtë vit kemi rreth 12 dynym, por kemi rendiment shumë të ulët. Në prill pati shumë luhatje temperaturash.”

Në vitin 2021, u prodhuan 258.862 tonë patate, duke u rritur me 1,56 %, në krahasim me vitin 2020. Qarqet që prodhojnë më shumë patate janë Fieri, Korça dhe Elbasani.

Eksportin e patates shqiptare në vendet e Bashkimit Europian deri më sot e ka penguar mungesa e certifikimit të saj. Patatja shqiptare është cilësuar si e pasigurt përsa i përket sigurisë ushqimore.  Por analizat e kryera së fundmi kanë vërtetuar të kundërtën.

Patatja e hershme e prodhuar mga fermerët e zonës së Divjakës, nga analizat e kryera në laboratorin për mbrojtjen e bimës në universitetin Bujqësor të Tiranës rezulton të jetë e pastër nga sëmundjet bakteriale dhe mykogjenore, duke plotësuar kështu një nga kushtet kryesore për eksport jashtë vendit.

Por, që patatja të dalë jashtë vendit, BE kërkon kontroll të vazhduesheshëm në të gjithë territorin ku prodhohet ky produkt.

Lexo edhe :  EMRI/ Kapet 46-vjeçari pjesë e bandës së drogës, do ‘paketohet’ drejt Italisë

“BE kërkon që të kryehet monitorimi i vazhdueshëm dhe të dalë produkti i pastër.”

Universiteti Bujqësor shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me ministrinë e Bujqësisë, për ta çuar pataten jashtë kufijve.

“Tashmë jemi në një bashëkëpunim me ministrinë e Bujqësisë, për të pasur një plan kombëtar monitorimi. Pasi të perfundohet ky plan të themi që jemi të pastër në të gjithë vendin.”

Të fundit

“Hiq dorë nga presionet”, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes

Ajo nënkupton se Meta duhet të heqë dorë nga “bullizimi” dhe përjashtimi i anëtarëve të PL-së. Monika Kryemadhi i ka...

Të rinjtë zëvendësohen me pensionistë/ Kompanitë gjejnë zgjidhje te mosha e tretë

Bizneset po punësojnë pensionistë, për shkak të të rinjtë nuk preferojnë të punojnë për shkak të pagave të ulëta. Raporti i të rinjve që janë...

U aksidentua në punë, vdes punonjësi i Bashkisë (Emri)

Gjatë mesditës së sotme ka humbur jetën punonjësi i Bashkisë së Elbasanit, Eduart Balliu, i cili pësoi aksident gjatë punës pak ditë më parë. Balliu...

Tre shenjat më inteligjente të horoskopit

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të veçanta. Ndërsa disa shenja janë...

Ndryshimet e fundit të WhatsApp inatosin përdoruesit

WhatsApp, në një përpjekje për të revolucionarizuar aplikacionin, përfundoi duke zemëruar përdoruesit së fundmi, duke shtuar shkronja të mëdha në etiketat e saj “Online”...

Lajme të tjera

Web TV