Qeveria shfuqizon Bordin për çmimet e Karburanteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot shfuqizimin e Bordit të Transparencës për Kaburantet.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se bordi është shfuqizuar për shkak se çmimet tashmë janë stabilizuar.

“Një tjetër vendim i rëndësishëm, me fillimin e krizës ngriti një bord të transparencës për kontrollin e çmimeve. Që prej asaj kohe çmimet kanë pasur luhatje të mëdha. Ne vendosëm të përcaktojmë disa marzhe fitimi me qëllim limitimin të efektit të spekulimeve të hidrokarbureve dhe të limitonim abuzimet. Ne vendosëm, për shfuqizimin e bordit të hidrokarbureve dhe situatës së veçantë në këtë treg”, tha Ibrahimaj.

Bordi i Transparencës për Karburantet u ngrit në muajin mars të vitit 2022, pas rritjes në nivele rekord të çmimit të karburanteve, kryesisht naftës. Qëllimi i Bordit ishte të mbante ekuivalent çmimin në raport me të dhënat e bursave ndërkombëtare.

Por, Bordi u përball me kritika pasi çmimi i naftës fillimisht pësoi një ulje rekord dhe më pas iu rikthye vlerave të larta, pavarësisht se në bursa, vlera ishte shumë herë më e ulët.

Të fundit

Sekretari i NATO-s: Kam frikë se Irani ka bombën atomike

Nuk pajtohem me ata që e konsiderojnë sulmin amerikan në Iran si në konflikt me të drejtën ndërkombëtare”. Kjo...

Ervin Salianji kërkon liri me kusht, sa e mundshme është kjo?

Është zhvilluar mesditën e sotme seanca e radhës për lirimin me kusht të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Sipas përfaqësuesit ligjor Ledio Braho, raporti i...

500 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur që nga sulmi i Izraelit në Iran

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot. Në një përditësim në mediat sociale, Forcat e Mbrojtjes së...

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Lajme të tjera

Web TV