Shqipëria, 10 arsye pse duhet ta vizitoni atë menjëherë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse ka një vend që nuk do rreshtë kurrë së mahnituri turistët e saj, ajo është Shqipëria.
Ndoshta për të festuar Shën Valentinin keni zgjedhur ndonjë vend tipik romantik si Parisi apo Turqia.

Megjithatë, ne do t’ju këshillonim të kthenit sytë nga ‘mëma’ juaj njëherë.
Përveç destinacioneve të famshme, si bregdeti i jugut, kryeqyteti dhe qytetet e UNESCO-s, Shqipëria mban thesare shpesh të panjohura për shumicën.

Ne mendojmë se këto vende meritojnë të përfshihen në itinerarin tuaj të udhëtimit.
Prandaj, po ju listojmë dhjetë arsye pse ia vlen të vizitoni Shqipërinë për çdo festë të mundshme:dua.com

Bregdeti ose Riviera Shqiptare

Arsyeja e parë për të vizituar Shqipërinë është, pa dyshim, Riviera Shqiptare.
Këtë e dinë më së miri kosovarët apo shqiptarët e diasporës të cilët e preferojnë jashtëzakonisht shumë për të kaluar pushimet verore.Jo vetëm ujërat e Rivierës që janë të pastra kristal, plazhet me rërë të butë, guralecat e bardha, ushqimi fantastik, fshatrat magjepsëse, por edhe pamjet marramendëse, manastiret antike, kështjellat dhe kishat ortodokse me kupolat blu.
Bregdeti Shqiptar është një ‘must’ për tu vizituar.
Më tepër se mbreslënës ngelet një bregdet magjik.

Tirana, kryeqyteti i saj

Tirana është qyteti im i preferuar në Shqipëri, sepse aty jetoj në fakt.

Është një vend i tejmbushur me plot gjëra për tu parë, muze për tu vizituar dhe vendet për tu zbuluar.

Kryeqyteti shqiptar është gjithmonë në gjendje t’ju mahnisë sepse është një qytet në evolucion të vazhdueshëm, gjithmonë në lëvizje dhe ku nuk mërzitesh kurrë.

Përveç turit klasik, i cili në mënyrë të pashmangshme përfshin një ndalesë në sheshin gjigand të Skënderbeut, do t’ju rekomandoja të futeni në rrugicat dytësore për të zbuluar Tiranën e vërtetë.

Blloku nuk është i vetmi vend ku mund të argëtoheni, Tirana ka shumë më shumë se kaq.

Berati, Gjirokastra dhe qytete të tjera antike të Shqipërisë

Shqipëria është shtëpia e tre vendeve të mbrojtura nga UNESCO.
Dy prej të cilave janë qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës.
Vendi tjetër është Butrinti, edhe ky i mbrojtur, por si park me tepër sesa si qytet.
Jo vetëm që kanë bukuri të padiskutueshme, por edhe vlerë të pamasë kulturore.
Berati dhe Gjirokastra, në të vërtetë, janë dy nga shembujt më të mirë të arkitekturës osmane në të gjithë botën, si dhe vendet më tipike të bashkëjetesës fetare.
T’i vizitosh është privilegj, jo vetëm kënaqësi.

Liqeni i Ohrit dhe ai i Shkodrës

Liqeni i Ohrit merr emrin e tij nga qyteti i bukur dhe homonim i vendosur nga ana e Maqedonisë.
Ndërsa, Liqeni i Shkodrës i cili e merr emrin nga Shkodra e bukur, është liqeni më i madh në Ballkan dhe ndër më të mëdhenjtë në Europë.
Qetësia që transmetohet në këto liqene nuk mund të përcaktohet me fjalë, duhet të jesh atje për ta përjetuar.
Panoramat janë aq të bukura sa duket sikur po shikoni një pikturë: liqenet e qeta dhe, në sfond, malet madhështore. Një magji e vërtetë!

Mikpritja shqiptare nuk është legjendë por fakt

Një nga arsyet pse duhet të udhëtoni në Shqipëri është jo vetëm aventura e udhëtimit, por edhe mikpritja.
Shqiptarët kanë një mikpritje unike. Nuk keni për të njohur kurrë njerëz të tillë kaq të dobishëm, të sjellshëm dhe gjithmonë të gatshëm për t’ju ndihmuar. Pastaj, shtëpia e Shqiptarit i përket Zotit dhe Mikut.

Lexo edhe :  Turizmi detar, lehtësohen procedurat

Gadishulli i Karaburunit

Gadishulli i Karaburunit Foto: Marianna Feo
Një vend i vogël që përveç gjithë bukurive të tjera ka edhe një gadishull, Gadishulli i Karaburunit.
Për të mbërritur atje, duhet të bëni një udhëtim të mrekullueshëm me varkë që zgjat rreth një orë.
Këtu, do të zbuloni një prej plazheve më të bukura të Mesdheut.
Karaburuni dikur ka qënë një gadishull ushtarak.
Prej disa vitesh tashmë, ka hapur dyert e tij për publikun dhe sot është një nga vendet më të vizituara në jug të Shqipërisë.

Nuk do të mbyteni nga turma turistësh

Nëse jeni lodhur duke mbajtur rradhë pa fund, atëhere Shqipëria është vendi për ju.
Nuk ka ende aq shumë turist sa mendoni. Edhe pse vizitohet shumë, nuk do të mbyteni nga turma turistësh që nuk dinë nga shkojnë.
Ka vende që gëlojnë nga turistët, megjithatë ka edhe shumë të tjera që mund të vizitohen në qetësi të plotë pa gjurmë turistësh.
Për shembull: Manastiri i Zvernecit, dhjetë minuta me makinë nga Vlora, një vend mistik dhe me një sharm të pakrahasueshëm.

Ushqimi i larmishëm

Po ushqimi? Ushqimi shqiptar është thjesht fantastik.
Produktet, që gjenden në tregje ose në stalla të shpërndara praktikisht kudo në qytetet kryesore janë shumë të freskëta.
Ushqimet kanë një aromë unike, diçka që është gjithnjë e më e vështirë për tu gjetur në vendet e tjera.
Restorantet (madje edhe ato më luksoze) ofrojnë menu të shkëlqyera me çmime ekonomike, të paktën krahasuar me ato të Evropës Perëndimore.
Shumëllojshmëria e pjatave, ushqimi i rrugës është një tjetër aventurë e vërtetë e kuzhinës!
Provoni byrekun (në një nga shumë variacionet e tij) dhe trileçen.
Nuk mund të flasim mjaftueshëm për larminë e ushqimeve, më mirë ejani e vizitojeni vet.

Parqet Arkeologjike

Shqipëria është një vend me histori antike, vërtet shumë të lashtë, ku ilirët, grekët, romakët, osmanët dhe venedikasit kanë lënë gjurmët e tyre.
Do t’ju këshilloja që të vizitonit të paktën një nga dy nga parqet më të rëndësishme arkeologjike të vendit, Butrinti dhe Apollonia.
Kjo e fundit ndodhet afër qytetit të Fierit.
Është maksimumi dy orë largë nga Tirana, dhe është vendi ku perandori Octavian i Romës studionte në të kaluarën.
Butrinti është flamuri i vërtetë i Shqipërisë, një vend me një bukuri unike që të lë pa frymë për nga natyra e tij e mrekullueshme.
Jeni që jeni aty vizitoni edhe Syrin e Kaltër.
Ka shumë për të parë përtej destinacioneve të njohura

 

Karnavalet e Korçës
Shqipëria është një surprizë e vazhdueshme, dhe mund të vizitoni kaq shumë vende të bukura saqë nuk do t’ju mjaftojë dy apo tri javë për t’i parë të gjitha.

Përveç destinacioneve klasike si Riviera, kryeqyteti dhe qytete historike si Kruja, qyteti i heroit tonë kombëtar Skënderbeut, keni edhe Korçën, konsideruar së bashku me Shkodrën si dy kryeqytetet kulturore të Shqipërisë.
Të ashtuquajtura Parisi dhe Venecia e Shqipërisë.

Mirë se erdhet në Shqipëri!

Nga Flogerta Driza

Të fundit

Euro nuk do kthehet më në shifrat e viteve të kaluara

Bizneset eksportuese nuk po ngrenë kokë. Shifrat e fundit të INSTAT, tregojnë se vetëm në muajin mars bizneset vendase...

Me karrocë dhe plagë në kokë, Dea Mishel publikon videon pas operacionit

Pak ditë më parë ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në kokë, megjithatë ajo nuk dha...

“Beleri një copë kukull, di vetëm 100 fjalë”/Shpërthen Ngjela: Një injorant pa shkollë…

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në një emision televiziv, foli në lidhje me situatën e Fredi Belerit me Greqinë, pasi u shpall kandidat zyrtar...

10 seriale në Netflix, që ia vlen t’i shohësh

Këto ditët me shi sikur na i prishën planet, ndaj ruaje këtë listën me 10 tituj serialesh që mund t’i shohësh në ditët në...

Opozita nesër protestë për dosjen 5D/ Bardhi thirrje qytetarëve: Bashkohuni

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës. Opozita do të zhvillojë nesër...

Lajme të tjera

Web TV