A do të ndikojë ndryshimi i klimës te pushimet verore?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Ndërsa Europa bëhet më e nxehtë, moti gjithnjë e më ekstrem mund të ketë ndikim në vendin ku zgjidhni të udhëtoni.

Është e pamohueshme, që moti luan një rol të rëndësishëm te kënaqësia e pushimeve.

Ndërsa shumica e njerëzve janë në kërkim të diellit, megjithatë, ekziston një kufi se sa të larta dëshironi që të jenë temperaturat. Sidomos nëse kjo nxehtësi shoqërohet me reshje të forta shiu, përmbytje ose zjarre.

Dhe, ndërsa moti ekstrem dhe kushtet e paparashikueshme klimatike po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në Europë, turistët mund të përballen me probleme këtë verë.

Moti ekstrem ka prekur Europën këtë vit

Përmbytjet vdekjeprurëse në Itali

Në janar, tetë vende – Bjellorusia, Republika Çeke, Danimarka, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Holanda dhe Polonia – vendosën rekorde të reja sezonale temperature në ditën e parë të muajit. Franca gjithashtu theu më shumë se 100 rekorde të temperaturave atë ditë.

Moti tepër i ngrohtë, bëri që shumë destinacione të famshme europiane për ski, të kishin pak ose aspak borë, duke përfshirë disa pjesë të Alpeve. Disa resorte u detyruan të mbështeteshin tërësisht në borën artificiale.

Në prill, Portugalia dhe Spanja përjetuan nxehtësi ekstreme, me temperatura që arrinin midis 36.9°C dhe 38.8°C në pjesët jugore të secilit vend.

Gjatë muajit maj, vapa u shndërrua në rrebeshe dhe përmbytje në Spanjë. Disa pjesë të Valencias patën më shumë reshje shiu në pak ditë, sesa kishin pasur në gjashtë muajt e fundit, sipas agjencisë kombëtare të motit AEMET.

Pas një sezoni të thatë dhe katastrofik në male, edhe Italia u godit nga përmbytjet vdekjeprurëse në maj. Shiu i gjashtë muajve ra në 36 orë në rajonin Emilia-Romagna, duke shkaktuar të paktën 13 viktima, mijëra të evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe kaos në rrjetet e transportit.

Cila pjesë e Europës do të goditet nga moti ekstrem këtë verë?

Bota mund të vendosë rekorde të reja të nxehtësisë, këtë vit për shkak të fenomenit të motit El Niño.

Shkaktuar nga fakti se ujërat në Oqeanin Paqësor po bëhen shumë më të ngrohta se zakonisht, kjo ngjarje do të thotë se ka mundësi të përballemi me valë të nxehta më intensive, sezone të nxehta të zgjatura dhe stuhi më të fuqishme.

Ky vit tashmë parashikohet të jetë më i nxehtë se 2022 dhe viti i pestë ose i gjashtë më i nxehtë në histori.

Ka më shumë se 60 % mundësi, që temperaturat në të gjithë Spanjën, Francën dhe Italinë, të jenë shumë mbi mesataren midis qershorit dhe gushtit të këtij viti, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus.

Ai parashikon se Europa Jugore dhe Perëndimore do të përjetojnë temperaturat më të larta.

Por, parashikimi sezonal parashikon gjithashtu reshje mbi mesataren në të gjithë Europën Jugore, gjatë gjithë verës. Këto rrebeshe, megjithatë, nuk ka gjasa të kenë shumë ndikim në kushtet e thatësirës së zgjatur në këto rajone.

Në përgjithësi, mund të nënkuptojë mot më të paparashikueshëm dhe intensiv në Mesdhe, gjatë sezonit të ngarkuar të festave.

Lexo edhe :  "Bën kot sikur qan", Cekja i Beratit tregon momentin më të vështirë të jetës

Temperaturat jashtëzakonisht të larta rrisin gjithashtu rrezikun e zjarreve në pyje. Autoritetet franceze paralajmërojnë se sezoni po fillon shumë më herët se zakonisht.

Ndërsa reshjet që nuk kanë gjasa të lehtësojnë kushtet e thatësirës, turistët mund të shohin kufizime në përdorimin e ujit, nëse zgjedhin të vizitojnë disa pjesë të Europës Jugore këtë vit.

A mund të pengojë nxehtësia ekstreme udhëtimet ajrore?

Në destinacionet e njohura turistike europiane, ka mundësi, që në radhë të parë, të jetë shumë nxehtë për të fluturuar.

Nxehtësia e bën ajrin të bymehet dhe të bëhet më pak i dendur, duke ndikuar në aftësinë e një avioni për të dalë nga pista. Avionët kanë nevojë për një dendësi të caktuar ajri, për të arritur forcën e mjaftueshme për t’u ngritur.

Në rreth 52°C, avionët më të mëdhenj si Boeing 747 dhe Airbus A380, fillojnë të kenë probleme me ngritjen. Për avionët më të vegjël si Boeing 737, temperatura limit është më e ulët, rreth 47.5°C.

Nxehtësia ekstreme sjell gjithashtu rrezikun e djegies së motorëve dhe mund të shkaktojë probleme me materialet nga të cilat janë bërë pistat.

Megjithëse temperaturat kaq të larta janë ende mjaft të rralla, ato mund të bëhen gjithnjë e më të mundshme për shkak të ngrohjes globale.

Gjatë valës së të nxehtit të gushtit 2021, Sirakuza në Sicili arriti temperaturë rekord 48.8°C ndërsa Spanja arriti 47.6°C – disa nga temperaturat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë në Europë.

Në SHBA, Autoriteti Federal i Aviacionit, agjencia më e madhe e transportit qeveritar në vend, ka paralajmëruar tashmë se fluturimet mund të kenë vonesa dhe anulime, pasi ndryshimet klimatike shkaktojnë mot më të nxehtë.

A mund të bëhen shumë të nxehta disa destinacione të njohura për turistët?

Një sondazh i kryer vitin e kaluar nga ofruesi i sigurimit të udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar InsureandGo, zbuloi se 71% e njerëzve mendonin se disa pjesë të Europës, do të ishin shumë të nxehta për t’u vizituar gjatë verës deri në vitin 2027.

Destinacionet për të cilat ata shqetësoheshin më shumë ishin Spanja, Greqia, Turqia dhe Qiproja.

Deri në vitin 2100, destinacionet e njohura të pushimeve në të gjithë Europën, mund të përballen me rrezikun e më shumë valëve të të nxehtit, që thyejnë rekord të paprecedentë, sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Bristolit në Mbretërinë e Bashkuar.

Një raport tjetër paralajmëroi në prill, se Parisi mund të përballet me temperatura të larta gjatë verës, mbi 50°C deri në vitin 2050.

Komisioni Europian i Udhëtimeve (European Travel Commission , ETC) ka zbuluar se kushtet e favorshme të motit, kanë po aq ndikim në zgjedhjet e njerëzve për udhëtime të gjata sa edhe monumenteve me famë ndërkombëtare.

Një studim i fundit zbuloi se 30% e njerëzve, e konsideronin atë si kriterin më të rëndësishëm, kur zgjidhnin një destinacion. ETC thotë se tregon së është rritur ndërgjegjësimi midis udhëtarëve, për kufizimet e vendosura nga kushtet ekstreme të motit.

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV