Largimi i të rinjve/ Meta: Dëbim i nxitur për të përmbushur agjendën e shpopullimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se shpejtësia e plakjes së popullsisë është tronditëse

Duke iu referuar shifrave të fundit për popullsinë, largimin e të rinjve nga vendi dhe plaken, Meta me anë të një postimi në Facebook, deklaron se ky është një dëbim i nxitur qëllimisht për të përmbushur agjendën e shpopullimit dhe tjetërsimit të vendit dhe popullit tonë.

Ai thekson se beteja për demokracinë dhe votën e lirë është vendimtare kundër shpopullimit të Shqipërisë.

POSTIMI I PLOTË

Një “qytet” me të rinj largohet çdo vit nga Shqipëria.

Ndërsa të rinjtë pakësohen, shpejtësia e plakjes së popullsisë është tronditëse!

Ky është një dëbim i nxitur qëllimisht për të përmbushur agjendën e shpopullimit dhe tjetërsimit të vendit dhe popullit tonë.

Kjo agjendë dobëson ndjeshëm fuqinë, ekonominë, sigurinë kombëtare dhe vendos në udhëkryq të ardhmen e vendit.

Shkatërrimi i proceseve zgjedhore ka synuar të nxisë largimin e të gjithë atyre që nuk durojnë padrejtësitë dhe nuk shohin mundësi për një të ardhme të sigurt dhe me dinjitet këtu.

Ndaj beteja për Demokracinë dhe Votën e Lirë është vendimtare kundër shpopullimit të Shqipërisë!

Këshilltarët e rinj të zgjedhur në Këshillat Bashkiake kanë mundësi, që jo vetëm të jenë zëri i të rinjve, por edhe të rrisin besimin te fuqia e të rinjve për Ndryshim!

Të fundit

Nga ndeshja Shqipëri-Çeki te drejtësia/ Astrologia bën parashikimin tronditës

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin “Wake Up” për të...

Habit inxhinieri: E dashuroj një grua virtuale, spikere lajmesh po e po

Inxhinieri Biomjekësor, Ermand Mertenika thë se ai do e dashuronte një grua sintetike. Duke diskutuar për spikeren më të re të lajmeve në Euronews Albania,...

Greqia mbyll Stadiumin Olimpik, impianti ka probleme me çatinë

Autoritetet greke kanë mbyllur stadiumin më të madh sportiv të vendit për shkak të pasigurisë së çatisë prej çeliku. Impianti u ndërtua për Lojërat...

Merimangat e politikës

Nga Artur Ajazi Politika në Shqipëri, është tjerrur keqas për mbi 32 vjet në skuta të errëra, aq sa do të duhen edhe 3 dekada...

Kryeministri japonez: Ndalimi i martesave brenda të njëjtit s*ks nuk është diskriminim

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida është kritikuar pasi tha se ndalimi i martesa brenda të njëjtit seks nuk është diskriminim. Javë më parë, ai i...

Lajme të tjera

Web TV