Ndarja nga jeta e Berlusconit,Galli: T’i vendosim stadiumit të ri të Milanit emrin e tij!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-mbrojtësi i Milan, tani 60 vjeç, Filippo Galli ka dhënë idenë se Milan duhet t’i vendosë stadiumit emrin e Silvio Berlusconit, ish-presidentit legjendar të “Djallit” që u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, këtë të hënë.

Në një prononcim për mediet, Galli u shpreh se do të ishte një ide e mirë që stadiumi i Milan të mbante emrin “Berlusconi”.

“T’i vendoset stadiumit të ri të AC Milan emri Silvio Berlusconi? Mund të jetë një ide. Nëse ideja do të niste nga dëshira e tifozëve, do të ishte një zgjidhje që mund të ndiqej. Dekadat e fundit të klubit janë të lidhura me të. Personalisht kam shumë kujtime, personale dhe publike. Më kujtohet entuziazmi me të cilin na shpjegoi për prezantimin në Civic Arena në Milano, ardhjen e helikopterit. Ai kishte entuziazëm të pabesueshëm dhe kjo, së bashku me shumë gjëra të tjera, na bëri të kuptojmë madhështinë e asaj që kishte në mendje. Ai ishte një vizionar dhe një pararendës. Përvoja e tij e fundit në Monza tregon aftësi menaxheriale, ata që investojnë nuk janë gjithmonë në gjendje të sjellin rezultate, por ai dhe klubi e bënë këtë, duke marrë një klub në një situatë të vështirë dhe duke e çuar në Serie A”-u shpreh Galli.

Të fundit

Çfarë do të ndodhë në pranverë? Gazetari: Rama po përgatit ‘fshesën’ në parti

Gazetari Lavdrim Lita tha se kryeministri Edi Rama po përgatit një skemë të cilën ai do ta përdorë në...

Ju prezantojmë 5 produktet që nuk e njofin afatin kohor

Mund të qëndrojnë prej vitesh në dollapin tuaj dhe sërish mund t’i konsumoni. Cilat janë pesë nga produktet kryesore që nuk njohin datë skadence? Mund...

PS ‘afron’ miratimin e marrëveshjes së emigrantëve

Marrëveshja për emigrantët do të miratohet në seancën plenare të kësaj jave, më 14 dhjetor. Ky është një nga pikat e diskutuara në mbledhjen e...

Rama i ashpër me socialistët: Doni t’ju çoj në zgjedhje të parakohshme?

Burime nga mbledhja e grupit parlamentar të PS, bëjnë me dije se takimi ka nisur me kritikat e kryeministrit Rama në adresë të ligjvënësve...

Bizhutë më te çmuara në botë, fuqia monetare që qëndron mbi shkëlqimin e tyre

Diamanti rozë dhe diamanti i bardhë janë dy lloje të ndryshme të diamantëve, të cilat dallohen nga ngjyra e tyre, por përveç kësaj ka...

Lajme të tjera

Web TV