Messi flet mbi të ardhmen me Argjentinën: “Nuk do të luaj në Kupën e Botës 2026”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leo Messi zbuloi këtë të martë se nuk është në planet e tij të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës, që do të mbahet në Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada në vitin 2026.

“Mendoj se nuk do të marr pjesë. “Qatar 2022” ishte Botërori im i fundit. Do të shoh si do të shkojnë gjërat, por në parim jo, nuk do të shkoj në Botërorin e ardhshëm. Do të doja të shkoja ta shikoja, por jo të marr pjesë”, deklaroi “Pleshti” për “Titan Sports”.

“Pas fitimit të Kupës së Botës, që ishte ajo që më mungonte, jam i kënaqur dhe mirënjohës për karrierën që kam pasur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, shtoi Messi.

Messi ndodhet në Kinë me ekipin argjentinas, ku do të luajë dy miqësoret e fundit para kualifikueseve të Botërorit, kundër Australisë në Pekin, të enjten e ardhshme, dhe kundër Indonezisë në Xhakartë më 19 qershor.

Dueli kundër “Socceroos” do të jetë rikthejë përballjen që patën më 3 dhjetor, në stadiumin “Ahmad bin Ali në Al-Rayyan”, në fazën me eliminim direkt në Kupës e Botës “Katar 2022”, ku skuadra e Lionel Scalonit fitoi 2-1 me shumë vështirësi falë golave të shënuar nga Messi dhe Julián Álvarezit.

Të fundit

Ekskluzive/Përplasje fizike midis gazetarit të Klan newz dhe operatorit të A2CNN “Video”

Mbrëmjen e sotme në spitalin e traumës ku gjenden të plagosurit e shperthimit në Lushnje janë konfliktuar fizikisht një gazetar...

Rusia nuk dëshiron që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses

Studim të publikuar nga Instituti i Kosovës për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) theksohet se Rusia nuk e sheh të izoluar procesin e...

Elon Musk padit kompaninë OpenAI për tradhti të interesave të publikut

Elon Musk paditi kompaninë OpenAI dhe themeluesin e saj, drejtorin ekzekutiv Sam Altman, për atë që e quan tradhtim të qëllimit për t’i shërbyer...

Jepet pa kolateral/ Nisin aplikimet për kredinë studentore

Jepet pa kolateral, studentët e shlyejnë pas studimeve Studentët në Shqipëri për herë të parë këtë vit kanë mundësi të marrin kredi dhe ta shlyejnë...

Nga Kina tek vendet e rajonit, vrasja e 112 palestinezëve në Gaza nxit reagime të ashpra

Vdekja e të paktën 112 palestinezëve që po kërkonin ndihma humanitare në qytetin e Gazës nxiti reagime të shumta ndërkombëtare, një ditë pasi dëshmitarët...

Lajme të tjera

Web TV