Truket e trurit/ Pse një kampion mund të humbasë një goditje dënimi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humbja e një finaleje ose një ndeshjeje të rëndësishme për një  goditje dënimi të humbur është e vështirë për t’u pranuar.

Megjithatë ne e dime, se ai futbollist që dështoi u zgjodh pikërisht sepse ai (zakonisht) shënon gola.

Çfarë ndodhi me të? Shumë presion, thonë ata. Megjithatë, një studim i ri shpjegon diçka më shumë: mekanizmi i trurit që rregullon aftësinë motorike mund të bllokojë pritjen e një shpërblimi shumë, shumë të rëndësishëm (për shembull, fitimi i titullit).

Sipas këtij hulumtimi të publikuar në New Scientistnë fakt, sistemi ynë i programimit motorik na ndihmon gjithmonë të kryejmë lëvizjen më të mirë të mundshme në funksion të një shpërblimi, por, nëse pritshmëria është shumë e lartë, ndodh pikërisht e kundërta: lëvizja që duhet të kryhet bëhet e vështirë dhe kryhet keq (dhe këtu është dënimi i gabuar). 

Studimi në fjalë u krye nga disa studiues në Universitetin Carnegie Mellon, në Pensilvani, të cilët, tashmë në vitin 2001, kishin vënë re se disa “makakë të” stërvitur për të kryer një detyrë të vështirë në këmbim të ujit të sheqerosur, kishin më shumë vështirësi kur pija ishte më e bollshme.

Për të zbuluar më shumë, të njëjtët studiues së fundmi trajnuan një grup tjetër makakësh për të arritur një objektiv të vogël lëvizës që kërkonte lëvizje të shpejta dhe të sakta, përsëri në këmbim të sasive të ndryshme të ujit me sheqer.

LËVIZJA DREJT VIJËS SË FINISHIT. Kërkuesit këtë herë regjistruan aktivitetin e neuroneve në rajonin  e trurit të majmunëve  që planifikon dhe ekzekuton lëvizjet (korteksi motorik), duke gjetur se informacioni për rëndësinë e shpërblimit ndërhynte në sistemin e programimit motorik. Më konkretisht, të gjitha qelizat në korteksin motorik ishin të ndjeshme ndaj pritjeve të shpërblimit dhe “akorduan” përgjigjet e tyre në përputhje me rrethanat: ata rritën aktivitetin e tyre në pritje të shpërblimeve më të mëdha dhe e ulën atë në pritje të shpërblimeve më të vogla.

Lexo edhe :  Arsyet pse kafeja mund t’ju bëjë të ndjeni të përziera

Megjithatë, kur majmunët u përpoqën të arrinin për një shpërblim edhe më të madh, ky mekanizëm u prish: informacioni mbi planifikimin motorik është ulur në fakt në mënyrë drastike, duke e bërë më të vështirë ekzekutimin e çdo lëvizjeje. Ashtu si të marrësh një goditje dënimi.

Përshtati në shqip nga Focus.it, Fjala.al

Të fundit

“Bisha”, “Seriali”…Ja disa nga pseudonimet që përdornin anëtarët e grupit kriminal

Një grup i fuqishëm kriminal shqiptar me qendër në Durrës u shkatërruar nga autoritetet italiane në bashkëpunim edhe me...

Papa Leone i bën thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Papa Leone XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e përshkruar gjendjen...

Pa punë dhe pa ushqim si veproi Julia Ilirjani përballë vajzës dhe skamjes në Amerikë?

Aktorja Julia Ilirjani ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, në daljen e saj të parë televizive që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare...

Vritet ish-politikani ukrainas! Viktima u qëllua me armë jashtë shkollës së fëmijëve

Një ish-politikan ukrainas u qëllua për vdekje në Madrid këtë të mërkurën (21 Maj). Mediat spanjolle raportojnë se një person i panjohur i armatosur qëlloi...

Reformim i PD pas humbjes?/ Berisha i shmanget pyetjes: Opozita ka shumë probleme

Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet edhe nëse humbja lidhet vetëm me atë që pretendon ai se u vodhën votat, apo edhe...

Lajme të tjera

Web TV