VIDEO/Braktisi studion dhe la përgjysmë emisionin pas debatit, ja çfarë e nervozoi Zhakun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari shpesh është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të komenteve të saj tipike të drejtpërdrejta dhe spontane.

Së fundmi Zhaklina  ka bërë një reagim të papritur teksa ishte e ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit”, Zhaklin Lekatari po diskutonte me moderatorin Klevin Muka në lidhje me impaktin që kanë komentet negative ndaj saj në rrjetet sociale

Moderatori iu drejtua Zhaklinës duke thënë se ka një perceptim që ajo nuk cenohet nga kritikat në rrjetet sociale pasi sipas tij ajo mund të ketë vendosur një lloj standardi në pranimin e kritikave nga persona të tjerë.

Kjo fjali e nervozoi shumë Zhakinën, e cila iu kthye ashpër moderatorit duke i thënë se askush nuk mund të mësohet me dhunën, qoftë ajo psikologjike apo fizike.

“Pse hipotetizon kështu. Kush mësohet nga dhuna? Ti do mësohesh nga dhuna. Nuk ka asnjë kontekst në të cilën dhuna mund të pranohet”, u përgjigj Zhaklina.

Më tej Klevin insistoi duke thënë se mendon se Zhaklin Lekatari nuk cenohet pasi është shumë e fortë. Por kjo e revoltoi edhe më tepër Zhaklinën.

“Nuk e kuptoj si e merr këtë lirinë për të më thënë mua si më percepton mua. Unë nuk ta dhashë konfidencën për të më thënë mua si më percepton”, tha Zhaklina.

Më pas ajo u ngritur duke u larguar nga studio e emisionit ndërkohë që dyt moderatorët mbetën të shtangur duke sqaruar se Zhaklina u keqkuptua dhe se qëllimi nuk ishte që debati të shkonte në këtë pikë.

 

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV