Asllani flet për kombëtaren: “Ky grup është shumë i mirë, ëndrra jonë është Europiani”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kristjan Asllani është bashkuar me Kombëtaren vetëm pak ditë pasi ka përfunduar finalen e Championsit. Mesfushori i Interit doli sot para mediave në prag të ndeshjes me Moldavinë, ku u ndal te takimi i Kombëtares por njëkohësisht edhe te aventura e tij në Serinë A me skuadrën e Interit.

“Kam dy ditë që kam ardhur dhe ka grup shumë të mirë. Po stërvitemi fort dhe po presim këtë ndeshje që të bëjmë mirë.

Emocionet e finales së Championsit? Një emocion i madh. Jam tifoz interist që i vogël dhe të shkosh në finale me ekipin e zemrës ishte një ëndërr. Është normale që Moldavia do të na presë te gjysmëfusha e tyre dhe ne duhet të mbajmë topin sa më shumë.

Championsi për Kombëtaren? Kam pasur pak minuta por kur shoh lojtarët që kam aty, është ëndërr vetë fakti që të jem pranë tyre. Tani kam ardhur në Kombëtare dhe dua që të bëjmë më të mirën.

Eksperienca me Interin dhe mentalitet fituesi? Është normale që isha në një ekip që donte të fitonte çdo ndeshje. Kam fituar dy kupa dhe këtu duam të fitojmë gjithçka e të realizojmë ëndrrën tonë për të shkuar në Europian.

Silvinjo? Ai është shumë i mirë dhe luan me modul që më pëlqen. Është trajner që flet me të gjithë dhe sa ka firmosur ka ardhur ka folur me mua. Kam raport shumë të mirë me të.

E ardhmja e Asllanit? Jam lojtar i Interit dhe është ëndërr për mua. Sigurisht që do të rri tek Interi.

Kjo kombëtare mund të arrijë shumë lart. Jemi lojtarë të fortë dhe duhet të kërkojmë grupin për të shkuar në Europian. Është ëndrra jonë.

Lexo edhe :  Kosova publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e “play-off” ndaj Islandës

Euro 2024 dhe kjo skuadër? E thashë që ky grup është shumë i mirë. Jemi disa lojtarë të rinj dhe disa të vjetër dhe shpresoj të arrijmë.

Tifozët? Është shumë bukur të luash në Tiranë dhe shpresoj që të ketë sa më shumë. Pyeta pak më parë sa tifozë ka dhe më thanë që janë 12 mijë. Jam shumë i lumtur për këtë gjë.

Skuadër kreative dhe sulmuese? Silvinjo ka ardhur këtu dhe po luajmë me 4 mbrapa. Kemi luajtur me 5 dhe me Poloninë luajtëm më mbrapa ndërsa me Moldavinë është ndryshe. Do të mbajmë topin gjithë ndeshjen”, tha Asllani.

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV