“Pse lodheni kot, o të mjerë?”/Ngjela reagon me tone të ashpra për tensionet në veri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spartak Ngjela ka reaguar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ për situatën e tensionuar mes Serbisë dhe Kosovës.

Me tone të ashpra Ngjela shprehet: I gjithë trualli historik i Arbërisë banohet nga arbënorët- shqiptarë, dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është interes jetik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Serbët janë të ardhur këtu”.

Postimi i plote:

Serbëve u duhet thënë:
Pse lodheni kot, o të mjerë?!
Pse rendni me vrap drejt shkatërrimit?
Shqiptarët janë më të fortë se ju sot, ata kanë marrë tani tokat e truallin e tyre historik.
I gjithë trualli historik i Arbërisë banohet nga arbënorët- shqiptarë, dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është interes jetik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Serbët janë të ardhur këtu, në Gadishullin Ilirik.
Dhe s’kanë më forcë.
Rusia nuk ka para, dhe ju o serbë të mjerë, jeni në krizë.
Në krizë është edhe Greqia.
Pse lodheni kot, o të mjerë!
Shqiptarët janë në etninë e tyre.
Çmenduria serbe ka marrë fund.
Serbia është e pamundur, edhe pa forcë: domethënë që serbët kanë kaluar nga pushtimi tokave arbërore, në dorëzimin e territorit të pushtuar.
Kjo është historia e sotme.
Keni ende borxhe për t’u paguar shqiptarëve për krimet dhe dëmet që iu keni shkarkuar atyre në 200 vjet.
Pse lodheni kot, o të mjerë?!
Pse rendni me vrap drejt shkatërrimit?

Të fundit

Në fakt amnistinë e dështoi Salianji

Nga Mero Baze Socialistët nuk arritën të bindin dot Partinë Demokratike dhe as grupimin e Berishës, të jepnin votat për...

“S’ke turp”/ Përplasje e ashpër në BBV, Juli ia thotë në sy Gazit: Më ke prerë në besë

Juli dhe Gazi së fundmi kanë pasur përplasje të forta mes njëri-tjetrit edhe pse dyshja kanë pasur një miqësi mjaft të mirë brenda shtëpisë. Ashtu...

Çfarë ndodhi? Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Britania ka zgjeruar sanksionet e saj kundër kompanive ruse, individëve dhe entiteteve jashtë Rusisë që dyshohet se po ndihmojnë në shmangien e sanksioneve ekzistuese,...

Rihanna është sërish shtatzënë? Fotot që nxitën dyshimet se këngëtarja po pret një fëmijë

Fansat e këngëtares Rihanna kohët e fundit po spekulojnë nëse ajo dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky, do të kenë një tjetër fëmijë së...

“Një bir ku*ve i çmendur”/ Presidenti Putin reagon ashpër ndaj fyerjeve të Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar në lidhje me deklaratat e homologut të tij, Joe Biden i cili ka shpërthyer ndaj tij me ofendime. Putin i...

Lajme të tjera

Web TV