Në episodin e 11 të Podkastit “FLASIM”, kryeministri Edi Rama ka pasur një ndër modelet më të famshme Emina Cunmulaj, e cila aktualisht është duke pritur edhe konfirmimin si “Konsulle e nderit e Republikës së Shqipërisë”.
Vajza e pasarelave të para dhe fotografive përballë Ramës ka treguar për fillesat e saj dhe për dashurinë që ka për vendlindjen e saj Tuzin.
Në intervistën e saj ajo ka theksuar se ajo që është më e rëndësishme është që arriti që të sfidonte mentalitetin e kohës dhe të ndiqte ëndrrën e saj të bëhej modele.
Ajo tregon sesi prindërit e saj nga SHBA vendosën që të ktheheshin në Malin e Zi për të jetuar dhe punuar në momentin që shumë e kishin mendjen për të ikur.
Gjatë bisedës kryeministri e ka pyetur modelen në lidhje me pasionin dhe dëshirën e saj të madhe që kishte për të mbledhë votat e qytetarëve të Malit të Zi për shqiptarët, ku Cunmulaj thekson se ajo nuk merret me politike por thjesht dëshiron më të mirën për vendin.
Kryeministri Rama është shprehur se nëse përfshihesh në një fushatë politike cilësohesh si një person i përfshirë në politikë.
“Jo merresh sepse shkon dhe fut hundët atje. Se njerëzit kujtojnë se të merresh me politikë është vetëm të jesh politikan, është vetëm të jesh deputet, është vetëm të jesh i përzier drejtpërdrejt dhe përditë. Jo, të merresh me politikë është të jesh një qytetar i mirë se nuk e di cili prej presidentëve amerikanë, kam përshtypje Ronald Reagan thoshte: Nuk mjafton një njeri i mirë, për të bërë një qytetar të mirë. Njeriu i mirë është për veten dhe për njerëzit rreth tij, qytetari i mirë është dhe për jashtë pragut të shtëpisë që thotë fjalën apo jep kontributin e tij bashkë me të tjerët”. Kështu që, ti me politikë merresh që ç’ke me atë punë ndërsa si qytetare e angazhuar shkon atje me Nik Gjeloshin dhe ke bërë xheloz gjithë dynjanë duke ndjenjur me Nikun, duke bërë fotografi, duke dalë lart e poshtë edhe madje ka dhe zëra..”, ka thënë Rama.
Nga ana tjetër modelja është shprehur se dëshira e saj është që të shikojë sa më shumë zhvillim në vendlindjen e saj dhe pse duket se vitet e fundit ka shumë ndryshime. .
“Unë për atë që shoh me sy të ballit, luftoj për atë. Unë kur e shoh Tuzin sot, që zhvillohet dhe vazhdon të zhvillohet, do të luftoj për të ardhmen e popullit shqiptar. Aty, në trojet shqiptare të Malit të Zi. Thjesht, asgjë tjetër. Unë Nikën e shoh si dikush që ka ardhur në pushtet dhe ka bërë shumë gjëra që nuk si kanë bërë njerëzit përpara, që e kanë pasur për 30 vite. Unë sot i mbush 38 vjet. Është hera e parë në Mal të Zi që rruga është asfaltuar deri te shtëpia ime si duhet. Gjynah! Turp! Pse se kanë bërë të tjerët? Kanë pasur buxhetin. Janë gjëra të thjeshta. Janë gjëra elementare që të ekzistojë vendi, që t’i kemi dhe ne kushtet si malazezët”, ka thënë modelja.
Ndër të tjera kryeministri Edi Rama e ka falënderuar modelen që herë pas here mundur që të bëhet pjesë dhe të promovojë Shqipërinë dhe trojet shqiptare nëpër botë. Ai e pyet modelen se si është e mundur që dhe pse bashkëshorti i saj është pronar hotelesh asaj i pëlqejnë pushimet në Malin e Zi dhe në Shqipëri.
Emina shprehet se pushimet në këto dy vende janë më të bukura pasi i ofrojnë atë që ajo dëshiron. Dua që fëmijët e mi të mos e harrojnë kurrë se nga e kanë nënën ndaj kam ndërtuar edhe një shtëpi në fshatin tim.
“Unë kam ndërtuar dhe një shtëpi në fshatin ku jam rritur sepse dua që fëmijët e mi të mos harrojnë kurrë në jetë se nga e kanë nënën. Kjo është detyra ime. Vetë i them burrit: ti ke detyrën tënde si babë t’ju tregosh fëmijëve se nga vjen ti. Vetë si nënë e kam detyrën time. Vetë nuk mundem t’i mësoj fëmijëve të flasin gjuhën iraniane, por vetëm mund t’i mësoj gjuhën shqipe. Ashtu siç e flas. T’ia mësoj fëmijëve gjëra që i kam ditur vetë gjatë gjithë jetës time qysh nga fëmijëria. Kur kam ngrënë fasule, ne i themi grosh, kur kam ngrenë mish të thatë, kur kam ngrënë suxhuk. Fëmijët e mi janë rritur kështu. Unë ndryshe nuk di. Kështu që i mësoj ato që di edhe ajo që di është dhe dashuria ndaj vendit tim”, ka thënë modelja.
Ndërkaq sa i përket rikthimin për të jetuar ndoshta një ditë në Ballkan ajo shprehet se Tirana është vendi që do të zgjidhte për të jetuar dhe për të shkolluar 3 fëmijët e saj.
Gjithashtu ajo ka treguar se është e nderuar që të jetë dhe konsulle nderi.
Rama thekson se shqiptarët janë të bekuar që kanë një konsulle nderi si ajo në Florida. Kyeministri me shaka thotë se kemi një konsulle nderi 180 e kusur cm që iu del përpara dhe u thotë ‘’welcome to Albania”, është super.