Aventurë e re për Luiz Felipe Scolarin, trajnerin e fundit që i ka dhuruar një Kupë Bote kombëtares së Brazilit (2002). Në Botërorin e Japonisë dhe Koresë së Jugut.
Felipao dërgonte në majën e botës një skuadër spektakolare me emra të paharrueshëm si Ronaldo Fenomeni, Rivaldo, Ronaldinho, Cafu dhe Roberto Carlos.
74-vjeçari, i cili ka një eksperiencë të madhe si trajner, njoftoi tërheqjen përfundimtare 14 nëntorin e vitit të kaluar. Kur u nda me Athletico PR.
Klub ku një ditë më vonë mori postin e drejtorit teknik. Por, propozimi i Atletico Mineiro i ka ndërruar mendjen. Scolari ka pranuar ofertën për të marrë drejtimin e skuadrës nga Belo Horizonte.
Përveç kombëtares braziliane, Scolari ka drejtuar Chelsea dhe Portugalinë, por edhe shumë skuadra braziliane, kineze dhe arabe.
“Një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit, Felipao nënshkruan me ne deri në dhjetor 2024.
Carlos Pracidelli do të jetë ndihmësi i tij”, lexohet në komunikatën zyrtare të Atletico Mineiro. Që me Scolarin në pankinë synon të luftojë për fitimin e trofeve.