test

Platforma që do lidhë 160 mijë biznese…/ Samir Mane zbulon detajet nga projekti më i ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni dhe sipërmarrësi i njohur Samir Mane ka folur për projektin e tij më të ri që ka të bëjë me krijimin e një platforme të re që lidh të gjitha bizneset shqiptare kudo nëpër botë.

Në intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, Mane ka shpjeguar se kjo do të jetë një platformë pa pagesë ku bizneset shqiptare kudo në botë do të kenë mundësinë të krijojnë një sinergji me njëra-tjetrën dhe shqiptarët do të kenë mundësi të komunikojnë me njëri-tjetrin mbi biznesin e tyre.

Mane tha se si platformë do të jetë gati në tetor dhe do të lidhë rreth 160 mijë biznese shqiptare në gjithë botën.

Pjesë nga intervista

Para pak kohësh lexova që po tentoni të ndërtoni një platformë “online”, dixhitale për të bashkuar të gjitha bizneset shqiptare në botë, çfarë është tamam?

Kjo është një platformë që besoj do ta nxjerrim në tetor, jemi duke regjistruar të gjitha kompanitë shqiptare që kanë mbi 51 %…

Me pronarë shqiptarë?

Po. Mbi 51 % me pronarë shqiptarë dhe që kanë mbi 5 të punësuar. Kemi filluar një regjistrim paraprak. Është një platformë që do të funksionojë gratis, pa lekë.

Në të gjithë botën?

Në të gjithë botën, nga Zelanda e Re në Alaskë.

Ju po tentoni të vendosni një database të bizneseve shqiptare mbi 51 për qind në pronësi shqiptare dhe mbi 5 punëtorë, në të gjithë globin?

Po në të gjithë globin.

Keni një shifër të përafërt sa mund të jenë biznese shqiptare?

Rreth 160 mijë mendojmë që të kemi.

160 mijë biznese shqiptare të shpërndara në botë sot?

Lexo edhe :  Tropojë/ Humb rrugën në malin e Jezercës, gjendet pas 5 orësh kërkime turistja franceze

Po, nga një që ka një piceri, te një që ka fabrika dhe ndërtim, pra kudo do jetë e shtrirë kjo. Shumë shpejt besoj do ta nxjerrim platformën.

Por përse vlen kjo si platformë?

Këtë model e kam parë nga një kompani izraelite, e cila nuk është në këtë formë siç po e bëjmë ne. Por padyshim, konektiviteti i tyre për biznesin është i çuditshëm.

Pra kjo u vlen atyre për të komunikuar me njëri-tjetrin?

Për të komunikuar me njëri-tjetrin, por në praktikën më të thjeshtë, nëse dikush bën tjegulla në New York dhe një njëri kërkon që të marrë tjegulla padyshim që do ta kthejë të aksesueshme në platformë që t’i gjejë tek ai shqiptar. Nëse i blen apo jo pastaj është tjetër gjë, nëse është i njëjti kualitet, i njëjti çmim etj, por eventualisht do mundohemi që këto 160 mijë biznese t’i lidhim me njëri-tjetrin.

Të lidhen me njëri-tjetrin në mënyrë që të shfrytëzojnë sinergjinë e njëri-tjetrit…

Kjo është pa pagesë, regjistrimi do bëhet pa pagesë dhe shpresojmë që kjo të funksionojë, që shqiptarët në të gjithë planetin të kenë mundësinë të komunikojnë.

Është e shtrenjtë si sipërmarrje?

Do shkojë diku tek 500 mijë euro vetëm investimi fillestar, pastaj padyshim, mirëmbajtja po ashtu do ketë pjesën tjetër.

Të fundit

Barazimi me Poloninë, Deschamps pas ndeshjes: Ekipi luajti mirë

Numri një i stolit të Francës, Deschamps u ndal për mediat, pas atij barazimi 1-1 ndaj Polonisë, takim ky...

Bozdo: Protesta e 11 korrikut një paralajmërim, kërkojmë qeveri teknike

Enno Bozdo, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha në “Open” në News24 se protesta e 11 korrikut do të kërkojë përveç lirimin e liderit...

Depresioni tek gratë, nga simptomat te trajtimi

Trishtimi dhe mërzia janë reagime normale të kohëve të vështira që gjithkush kalon në jetë. Mërzitja është një reagim që kalon shpesh, por ajo...

Ukrainasi rrëfen tmerrin nga kampet ruse: Më shkulën dhëmbët për qejf

Një ukrainas që u kap rob nga rusët ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar në kampin ku qëndroi për muaj me rradhë derisa u...

Pritjes i erdhi fundi, ja kur do të publikohet filmi i animuar “Shrek 5”

Sipas Eddie Murphy, filmi “Shrek 5” do të shfaqet vitin e ardhshëm. Kanë kaluar 23 vjet që kur u shfaq premiera e filmit të parë...

Lajme të tjera

Web TV