Tensionet në veri/ Rama: Rrezikohet seriozisht një përplasje fatale e armatosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp, paralajmëroi udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë se po rrezikojnë “një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë, çka do të ishte një katastrofë, në mes të cilës do të përfshihej pastaj edhe KFOR-i”.

“Degradimi i situatës në veri, si rezultat i përplasjes së vazhdueshme të politikave të brendshme të dy udhëheqësve, të Kosovës dhe Serbisë, po e rrit me orë klimën e tensionit, duke rrezikuar seriozisht një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë, çka do të ishte një katastrofë, në mes të cilës do të përfshihej pastaj edhe KFOR-i.

Edhe sikur 3 orë të zgjaste kjo përplasje, do të rezultonte fatale edhe për gjithë çka është bërë këto vite, me nisma dhe ndërveprime në Ballkanin Perëndimor, nën ombrellën e Procesit të Berlinit. Një kthim mbrapa dramatik për krejt rajonin”, tha Rama.

“As normalitet në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi nuk mund të ketë pa lirimin e tyre. Ata nuk kanë kryer asnjë krim, por edhe nëse e kanë kaluar vijën e kufirit, dihet botërisht që për kalim të paligjshëm të kufirit, njerëzit arrestohen, pyeten dhe kthehen mbrapsht.

Mbajtja e tyre me ditë të tëra në burg është e pajustifikueshme”, theksoi Rama.

“Nëse Serbia ka pretendime për arrestimet e pjesëtarëve të minoritetit serb në Kosovë, këto nuk argumentohen duke mbajtur peng 3 policë shqiptarë, por duke bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar”, shtoi kryeministri.

Të fundit

Unë e Gaz Bardhi vdekjen e mendojmë po t’i thyejmë më zemrën doktorit kurrë

Nga Agron Gjekmarkaj Gojëdhënat thonë që dikur një “zot shtëpie” ndante punët në mëngjes, ku dikë e çonte për dru,...

E pazakontë/ Erjola përgatit hallvën “e vdekjes” për çiftin Ilnisa-Meriton!

Situatat kanë qenë të shumta mes banorëve të “BBV3”, teksa mes tyre ka miqësi, por edhe debate e ‘përplasje’ të shumta. E teksa, duket se...

Shuhet nga jeta komediani i njohur Richard Lewis

Richard Lewis, komediani i njohur amerikan ka ndërruar jetë në moshë 76- vjeçare. Lewis, i cili zbuloi se ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit...

Rusi/ Arrestohet kryeredaktori i gazetës së pavarur për një artikull kundër ushtrisë

Kryredaktori i i gazetës së pavarur Novaya Gazeta është arrestuar në Moskë pasi akuzohet se ka diskredituar forcat ushtarake ruse. Sergei Sokolov u ndalua...

Strukturat informale/ 200 mijë lekë gjobë kush nuk deklaron numrin e pushuesve

Nga dhomat e thjeshta deri tek vilat që akomodojnë pushues përmes AirBNB apo Booking dhe nuk kanë një licencë, do të regjistrohen në Qendrën...

Lajme të tjera

Web TV