test

Kërcënohet me vdekje politikani njohur, tërhiqet nga politika dhe “zhduket”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i “Lëvizjes për mbrojtjen e Kosovës”, Nebojsha Joviç është tërhequr nga politika pasi është kërcënuar me vdekje. Ai së bashku me familjen e tij ka disa ditë që nuk janë parë më në vendin e tyre të lindjes, në veri të Mitrovicës, ndërsa për vendndodhjen e tyre nuk di askush.

Burime të KosovaPress-it bënë të ditur se më 14 qershor në orët e vona të natës, 6 persona të armatosur dhe me maska, kanë hyrë me forcë në banesën e Nebojsha Joviçit që ndodhet në rrugën “Knjaz Milos” në veri të Mitrovicës, që dyshohet se synim kanë pasur vrasjen e tij, mirëpo përveç bashkëshortes dhe dy fëmijëve, ai nuk është gjetur aty.

Sipas këtyre burimeve, atij edhe në të kaluarën i është tërhequr vërejtja disa herë që ta ndërpresë aktivitetin e tij politik, por që ai nuk është ndalur. KosovaPress-i ka provuar për disa ditë me radhë të kontaktojë me Nebojsha Joviç, por pa sukses, ndërsa telefoni i tij vazhdimisht nuk është i arritshëm

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Veton Elshani bëri të ditur se policia nuk është në dijeni për rastin.

“Policia nuk ka informacion dhe askush nga qytetarët deri tani nuk ka raportuar një rast të tillë në polici”, u shpreh Elshani.

Nebojsha Joviç ka qenë ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviç, ndërsa kohët e fundit në paraqitjet e tij të shumta publike, ka deklaruar se “Lista serbe ka humbur kredibilitetin dhe se nuk mund ta përfaqësojë më popullin serb të Kosovës”.

Po ashtu, ai ka udhëhequr protestën e 13 qershorit në veri të Mitrovicës kundër arrestimit të Millun Milenkoviç – “Llune” nga ana e Policisë së Kosovës

Të fundit

E pazakontë/ Gruaja gjysmë e zhveshur dhunon shoferen e një automjeti (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një autostradë në Dallas, ku një grua gjysmë e zhveshur filloi të...

Hotelet në informalitet/ 2.3 mln turistë në 4 muaj, vetëm 13% të deklaruar

Më shumë të huaj që vizitojnë vendin tonë po flenë në strukturat akomoduese. Të dhënat e fundit të INSTAT, tregojnë se vetëm në muajin...

Ngriti skemë mashtruese me TVSH/ Ja sa vite burg do të vuajë 46-vjeçari Erion Berberi

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 6 vjet heqje lirie 46-vjeçarin nga Tirana, Erion Berberi. Vendimi është dhënë 4 ditë më parë nga Gjyqtari Mikel...

Shpallet qeni më i ‘shëmtuar’ në botë, ja shpërblimi që mori pronarja

Një qen në SHBA është titulluar si më i shëmtuari në botë. “Wild Thang” që është 8 vjeç e ka fituar garën për Qenin më...

Tri zakone të praktikuara nga çiftet më të lumtura

Shumë çifte që janë të zënë bëhen të pakënaqur dhe të largët, sepse çdo gjë tjetër ka përparësi mbi marrëdhënien e tyre. Ata shpesh humbasin...

Lajme të tjera

Web TV