Tirana vazhdon punën në merkato, bardheblutë finalizojnë transferimin e gjashtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana vazhdon përgatitjet për dy duelet e raundit të parë në Conference League. Bardheblutë e Orges Shehit do të kenë përballë gjeorgjianët e Dinamo Batumi.

Me sfidën e parë që do të zhvillohet në ”Air Albania” (13 korrik). Një javë më vonë do të luhet takimi i kthimit në “Batumis Dinamos Satsvrtneli Baza”.

Presidenca ka përforcuar skuadrën, duke firmosur deri tani me emra të rëndësishëm si Kaina Nunes, Gentian Selmani, Liridon Latifi, Albi Doka dhe Gledi Mici.

Ndërkohë, drejtuesit janë afër zyrtarizimit të goditjes së radhës. SuperSport mëson se Tirana ka arritur marrëveshjen me Fjoart Jonuzin.

Mesfushori kuksian, ishte pjesë e Vllaznisë në tri sezonet e fundit. 26-vjeçari ka luajtur më parë edhe me Kukësin e Laçin në Superiore. Dhe Gjilanin në Kosovë.

Jonuzi ka gjetur gjuhën e përbashkët me presidentin Refik Halili dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i rekordmenëve të futbollit shqiptar.

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV