Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vlerësoi sot se lirimi i tre policëve të Kosovës është një lajm i mirë dhe sinjal pozitiv për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Zbatimi i Planit Evropian, me mbështetjen edhe të SHBA-së është e vetmja rrugë për dialogun, bashkëpunimin dhe garantimin e të ardhmes, paqes e sigurisë”, shkruan Nikolla në rrjetet sociale.
Tre policët e rrëmbyer më 14 qershor nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, janë liruar sot.