Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Socialistët në kërkim të një kandidati, 4 emra që si “ngjajnë” Gjicit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas skandalit seksualo-korruptiv dhe arrestimit të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, Partia Socialiste po mendon një kandidat tjetër për zgjedhjet e reja që priten të mbahen në javët e para të gushtit. Kush janë katër emrat që po diskutohen dhe beteja e së majtës për të gjetur një “të ndershëm” që gëzon reputacion të mirë në komunitet.

Skandali seksualo-korruptiv mes Safet Gjicit dhe një gruaje 40-vjeccare ka bërë që Kukësi të mbetet pa kryebashkiak, për me tepër që tashmë I javë vendosur prangat për akuzën e korrupsionit pasiv. Ndërsa Safet Gjici tashmë është i arrestuar për llogari të SPAK, në selinë rozë dhe në Kukës kanë filluar “shpalljet” e kandidaturave për kryetarin e ri të Bashkisë Kukës. Përvecc se u arrestua, Gjici u shkarkua me Vendim Qeverie nga posti që rimori më 14 maj. Gjici ra, por të tjerë socialist të Kukësit janë mprehur për të qenë kandidatë të PS-së për zgjedhjet e reja. Megjithatë nuk do jetë aq e lehtë pasi po shoshiten katër emra dhe në fund duket që ai që do të vendosë do të jetë kreu I qeverisë Edi Rama. Tashmë Bashkia Kukës do jetë sfidë për socialistët pasi skandali nuk duket se do kalojë lehtë dhe mund të ketë ndikim edhe në votën e qytetarëve. Për këtë arsye socialistët atje në bazë dhe drejtuesit në qendër do të mendohen mirë, pasi do të kërkojnë një figurë “jo të ngjashme” me Gjicin, që edhe pse fitoi në zgjedhjet e 14 majit, vetëm një muaj më vonë u përfshi në një aferë të rëndë seksuale, pas së cilës fshihej edhe tentative për një aferë korruptive. Në selinë rozë kanë filluar përpjekjet për të gjetur një figurë të re e dinjitoze sipas tyre për ta rikonfirmuar socialist të parin e qytetit verilindor. Bëhet me dije se janë 4 figura që e kanë kaluar filtrin e parë të vlerësimit pozitiv. Ali Hallaçi, aktualisht mban postin e prefektit të Kukësit, kandidat që përflitet brenda kampit socialist dhe strukturave vendore në zonë, për të garuar në zgjedhjet e ardhshme vendore. Hallaçi ka qenë myfti i Kukësit në vitet 2001-2010, ndërsa nga maji i vitit 2022 mban postin e prefektit. Të njëjtat burime bëjnë me dije gjithashtu se në sitën e socialistëve do të kalojnë edhe 3 emra të tjerë. Granit Gjana, drejtuesi aktual i bashkisë, i emëruar nga Këshilli Bashkiak pasi mbante postin e nënkryetarit deri në momentin e shkarkimit të Safet Gicit. Gjana është gjithashtu një ndër preferencat kryesore të Socialistëve. Dy kandidatët e tjerë të mundshëm që përfliten janë, Astrit Dobrushi anëtarë i këshillit bashkiak Kukës, biznesmen, si dhe Albert Halilaj, ish-drejtor i drejtorisë së tatimeve në Kukës. Nga burimet mësohet se drejtuesi politik i qarkut, Pandeli Majko ka zhvilluar takime me 4 kandidatët e mundshëm për garën e ardhshme Sa i përket kampit rival, i vetmi emër i cili dëri më tani ka konfirmuar kandidimin është Admir Sinamati. Ish-rivali i Gjicit më 14 maj nën siglën e Bashkë Fitojmë tha se do të hyjë sërish në garën që pritet të zhvillohet 2 javët e para të muajit gusht. Sipas nenit 10 të Kodit Zgjedhor, në rast të ndërprerjes së mandatit, zgjedhjet e reja mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Njoftimi vakancës bëhet 15 ditë nga mbarimi i afatit për ankim në Gjykatën Kushtetuese, pra data 31 korrik. Sipas procedurës së parashikuar në Kodin Zgjedhor, kryeministria fillimisht do të njoftojë institucionin e presidencës për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të bashkisë përkatëse. Pas njoftimit zyrtar për vakancën e krijuar, Presidenti i Republikës brenda 48 orëve do duhet të marrë vendimin për një datë të re zgjedhjesh të pjesshme, e cila sipas parashikimeve kushtetuese pritet të jetë 6 gushti ose 13 gushti.

Lexo edhe :  Tetori rozë/Berisha:Gratë që diagnostikohen me kancerin e gjirit në Shqipëri janë fatkeqe

Nata e parë e Gjicit në qeli

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici është arrestuar ditën e shtunë për korrupsion pasiv, ku prokuroria e posaccme pasi analizoi provat preu urdhër-arrestin për të. Gjici u prangos në një lokal poshtë shtëpisë së tij në Tiranë. Urdhri për masën e arrestit me burg është lëshuar nga Gjykata e Posaçme dhe është ekzekutuar me urdhër të SPAK, pasi Gjici akuzohet për “korrupsion pasiv”. Kështu kryebashkiaku mbrëmjen e së shtunës e ka kaluar në qeli në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”. Gjici ka zhvilluar sot një takim me avokatin e tij, Përparim Kulluri për strategjinë e mbrojtjes. Takim që ka zgjatur për një orë. Gjykata e Posaçme pritet që nesër të verifikojnë masat e sigurimit, për Safet Gjicin dhe 40-vjeçaren Alma K., e cila u ndalua në Shkodër dhe është nën masën e sigurimit “arrest në shtëpi”. Alma në video shihej duke kryer marrëdhënie seksuale me Gjicin në zyrë dhe pas aktit, kjo shtetase ka kërkuar favore pune. Kujtojmë që në 16 qershor, kur u publikua videoskandali seksual në zyrën e tij, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet për ish-kryebashkiakun. Arrestimi i Gjicit është bërë vetëm një javë pas publikimit të videoskandalit, ku ish-kryebashkiaku shfaqej teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.

Të fundit

Rama nga Luksemburgu: Lidhjen e vetme çift Shqipëria e ka me BE

Në përmbyllje të agjendës në Luksemburg, kryeministri Edi Rama është shprehur se vendin e pret një rrugë e gjatë dhe me...

Lajme të mira nga Kate Middleton, Princesha shfaqet në një ndeshje futbolli

Shenja se ajo ka filluar të rifitojë forcat e saj pas muajsh trajtimi rraskapitës të kancerit. Kate Middleton i është rikthyer jetës publike javët...

Ja 20 vendet me nivelin më të lartë të pensioneve

Një vend i Amerikës së Jugut tani ofron pensione më të mira se sa marrin pensionistët në shumë shtete, përfshi edhe Britaninë e Madhe,...

U rrit në jetimore, 19-vjeçari: E urrej nënën time, sa herë e shoh, ndërroj rrugë

Luis Sheta ishte një tjetër personazh në “Pa Filtra” – E Diell i cili rrëfeu historinë e tij të jetës, si dhe kërkonte zgjidhje...

Sa do të përfitojë Shqipëria nga “Plani i Rritjes Ekonomike”?

Bashkimi Europian ka aprovuar një fond prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Planit të Rritjes Ekonomike. Mes vendeve që përfitojnë...

Lajme të tjera

Web TV