Një video tronditëse ka bërë xhiron e rrjeti ditët e fundit, kur oficerët e policisë në Michigan shpëtuan një fëmijë të vogël.
Duke nxituar për në vendngjarje, oficerët shihen duke u përgatitur për të hyrë në shtëpi. Të armatosur dhe të veshur me jelek antiplumb, dy oficerët nuk e dinin se me çfarë do të përballeshin këtë herë.
Ata kontrolluan shtëpinë nga dhoma në dhomë për të gjetur njerëzit që jetonin në të.
Papritur, ata shohin një derë të mbyllur. Pastaj ata kuptojnë se dikush është brenda. Ata vendosin të thyejnë derën dhe më pas përballen me një pamje të tmerrshme.
Duke hyrë në banjën e shtëpisë, dy policët shohin nënën e ulur në vaskë me fëmijën e saj, duke tentuar ta mbyste fëmijën në ujë.
Menjëherë, një polic kap fëmijën dhe kupton se ka shenja thike në gjoks. Polici lajmëroi për ndihmë përmes radios, duke ndihmuar në të njëjtën kohë fëmijën që për pak sa nuk u mbyt.