Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Bordi u shfuqizua, çmimet ulen vetëm nga kompanitë e vogla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për më shumë se një vit, që prej marsit 2022, çmimet tavan të karburanteve u vendosën nga Bordi i Transparencës, një mekanizëm i krijuar nga qeveria për të kontrolluar çmimet pas krizës që u shkaktuan në këtë treg nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Operatorët u shprehën kundër këtij Bordi, duke pohuar se cenon parimet e ekonomisë së tregut dhe nuk u mundësonte kompanive që të optimizonin blerjet në tregjet ndërkombëtare, çka do bënte që ata të furnizoheshin kur tregu ishte më lirë. Kjo sipas tyre do mundësonte çmime rreth 5% më të lira sesa ato që vendos Bordi.

Bordi u shfuqizua në datën 7 qershor, ndërsa vendimi i tij i fundit i përket datës 26 maj, ku çmimi tavan i tregtimit me pakicë të naftës ishte 176 lekë, dhe i benzinës 179 lekë.

Kur kanë kaluar tre javë nga shfuqizimi i bordit, çmimet e tregtimit me pakicë të karburanteve vijojnë të mbeten të pandryshuara. Sipas një vëzhgimi në treg, Kastrati, Gega Oil, Eida, e tregtojnë naftën me 176 lekë dhe benzinë me 179 lekë. Bolv Oil e ka ulur lehtë naftën në 174 lekë. Ndërsa operatorët e vegjël kanë çmime të ndryshime, por më të lira sesa 176 lekë për naftën.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve tha se do të duhen të paktën tre muaj që të stabilizohet tregu, pas ndërhyrjes së Bordit.

Ndërkohë, sipas tyre, çmimet sot janë në minimum. Rreth 120 lekë janë taksa, (më të lartat në rajon) ndërsa në çmim rëndojnë dhe taksat e tjera si makrimi, skanimi, kalibrimi. Edhe kostot e aktivitetit janë shtuar për shkak të presionit për rritjen e pagave.

Në bursat ndërkombëtare, në datën 25 maj, treguesi referencë i Platts ishte 690 dollarë për ton (pa premio). Edhe në 12 qershor treguesi ishte 691 dollarë për ton, ndërsa në 22 qershor (data e fundit kur jepet e dhëna nga Buletini) ishte 731 dollarë/ton.

Lexo edhe :  Financa e qëndrueshme në Shqipëri. Historia e transformimit të mikrokredisë FED invest

Në anën tjetër, kursi i këmbimit ka qenë i favorshëm. Dollari, monedha më të cilën tregtohet karburanti, ka zbritur aktualisht në 97.5 lekë, nga 103 lekë që ishte në 26 maj, ditën e fundit kur Bordi fiksoi çmimin e naftës dhe benzinës përpara shkrirjes.

Sipas Global Petrol Price, deri në datën 19 qershor, kur janë të disponueshme të dhënat, Shqipëria renditej ndër 30 më të shtrenjtat në botë për naftën dhe më e shtrenjta në rajon.

Mali i Zi, i dyti më i shtrenjti në rajon pas Shqipërisë e kishte naftën 8.3% më lirë sesa në Shqipëri, ndërsa në Maqedoninë e Veriut është 22% më e lirë. Sipas operatorëve, diferenca në çmim lidhet me barrën e lartë të taksave në raport me shtetet e tjera./Monitor.al

Të fundit

VIDEO/Pamjet bëhen virale, punëtorët shqiptarë dhe rumunë “përleshen” fizikisht mbi skela

Një video e një përplasjeje fizike mes punëtorëve shqiptarë dhe rumunë në stadiumin “Camp Nou” të Barcelonës është bërë...

“Nuk ngas dot një makinë”/ Formula 1 në Shqipëri, Rama: Jemi në hapin e fundit

Kryeministri Edi Rama deklaron se Automotoparku i Elbasanit do të jetë një motor ekonomie i shtuar për vendin. Gjatë podkastit “Flasim” ku i ftuar ishte...

Vjen Anticiklonit Afrikan, parashikimi i motit për fundjavën

Sipas meterologeve, për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërrimit të masave ajrore...

Rritja e pagave në FA/ Ja kategoritë që përfitojnë

Disa kategori në Forcat e Armatosura, përfitojnë deri në 70 mijë lekë rritje shtesë mbi pagë. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, u shpreh se...

Me disa muaj vonesë, qendrat për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër gati për përdorim

Me disa muaj vonesë qendrat italiane të pritjes së migrantëve në Shqipëri pritet të vihen në funksionim. "Dy strehimoret janë gati për përdorim", tha...

Lajme të tjera

Web TV