Termi “hëna blu” është bërë popullor si referencë për hënën e dytë të plotë që ndodh brenda të njëjtit muaj. NASA tregon se janë a dy lloje të hënës blu, ajo sezonale dhe ajo mujore.

Termi “hëna blu sezonale” mund të ndihmojë në dallimin midis përkufizimeve por jo se kanë ngjyrë blu.

Hëna e Gushtit do të jetë e plotë të Dielën në mëngjes në 5:02 të mëngjesit dhe në aspektin astrologjik ka një rëndësi të veçantë. Astrologja Emily Ridout tregon se hëna blu e këtij viti do të jetë e veçantë për disa arsye. Sipas Ridout janë dy hëna të plota në shenjën e ujorit këtë vit.

“Mendohet që energjia në këtë periudhë do të jetë më intensive se zakonisht sepse shënohet nga inovacioni, teknologjia dhe humanizmi. Do të theksohet fuqia e secilit prej nesh për të ndryshuar gjërat për një të ardhme më të mirë,” shton astrologja.

Sipas saj këtë vit hëna blu do të ketë ndikim në të gjitha shenjat e horoskopit duke nisur nga ndryshime të vogla ditore deri në përcaktimin e të ardhmes tuaj.