“Ndryshim tek e ardhmja”/Basha u rikthehet premtimeve:Listat e hapura fuqizojnë qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- kryetari dhe njëherazi kandidati për udhëheqjen edhe njëherë të demokratëve, Lulzim Basha iu është rikthyer premtimeve të vjetra për lista të hapura, vetting të politikanëve, votën e Diasporës dhe kufizimin e mandateve.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Basha theksoi se fokusi i platformës së tij është rikthimi i besimit të shqiptarëve te vota dhe PD si një alternativë qeverisëse.

Duke premtuar hapjen, vitalizimin dhe modernizimin e strukturave të Partisë Demokratike, Basha u kërkoi dorën shqiptarëve në një aleancë qytetare për demokracinë, që do të çlironte ekonominë dhe zhbënte përpara ndryshimet kushtetuese të 2008-ës.

“Fokusi i platformës tonë për ndryshim është tek e ardhmja, për t’u kthyer shqiptarëve besimin te vota dhe politika dhe për ta kthyer Partinë Demokratike në alternativën qeverisëse që shqiptarët meritojnë. 

Ne do të përkushtojmë çdo energji në hapjen, vitalizimin dhe modernizimin e strukturave të Partisë Demokratike.

Sot ne kemi përgjegjësinë të japim një model tjetër në politikbërjen e vendit, që ka në fokus shpresat dhe ëndrrat e njerëzve, jo hallet e pak politikanëve. 

Aleancë Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese që do të zhbëjnë ato të 2008-ës, duke mundësuar: Partia Demokratike mund të sjellë këtë ndryshim, në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, duke i dhënë çdo shqiptari fuqinë për të ndërtuar të ardhmen që meriton!”- tha Basha.

Të fundit

Aksidenti me gjashtë të plagosur në aksin Elbasan-Librazhd, zbardhen detajet e para

Është prangosur nga policia shoferi 67-vjeçar, i cili përplasi dje  automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç, banues...

S’është Amerika dhe as Anglia/ Në këto 5 vende mund të pasuroheni!

Doni të provoni fatin jashtë vendit, po mendoni të jepni dorëheqjen, të paketoni gjërat dhe të largoheni. Por ku të shkoni? Kjo është çështja. Një hulumtim...

Nga e ka prejardhjen emri i Tiranës?

Ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë. Njëra hipotezë është që emri Tiranë vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta...

Viti 2024 është për ju! Këto janë shenjat e horoskopit më me fat për vitin që vjen

Energjia që do të rrezatoni nga jashtë në vitin 2024 do të jetë aq intensive dhe e ndritshme sa të gjithë do ta vënë...

Çfarë po ndodh sot në Shqipëri?

Nga Spartak Ngjela I. Kur e vjetra kërkon të kthehet në pushtet, shoqërisht kjo është një komedi. Sot në Shqipëri janë dy vjetërsira politike: Enver Hoxha dhe...

Lajme të tjera

Web TV