“Jemi ne viktima…”/ Deputetja: E treguan fytyrën e vërtetë me rrëmbimin e policëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila u shpreh në një intervistë se nuk duhet të ngatërrojmë agresorin me Viktimën.

Ajo tha se Kosova nga qana e saj ka treguar gatishmërinë që të bashkëpunojë në mënyrë që edhe veriu të funksionojë si çdo pjesë tjetre e Kosovës. Por këtë po e ndalon presidenti i Serbisë.

Ajo tha Vuçiç ka qëndruar në krahë të Milloshevioçit e ne duhet të ndalojmë së “mbajturi me të mira” agresorin i cili “po hiqet si demokrat”, pasi sipas saj ai e tregoi fytyrën me rrëmbimin e tre policëve. Kusari-Lila tha se duhet të ishte Vuçiç ai që do ndëshkohej nga ndërkombëtarët e jo Kurti.

“Qeveria e Kosovës ka gatishmëri të lartë për të bashkëpunuar që edhe veriu të funksionojë si çdo pjesë tjetër e Kosovës, a do shfaroset krimi, natyrisht që jo pasi ka edhe në vende të tjera, por të paktën liria e lëvizjes, pjesëmarrja në zgjedhje, punësimi, të mos jenë të diktuarat nga bandat e drejtuara nga Beogradi për t’u bërë presion serbëve në veri.

Raporti i fundit ka treguar se presioni kryesor ndaj tyre nuk bëhet nga qeveria, por nga Beogradi, ndaj është Vuçiçi ai që duhet të kritikohet e jo Kurti. Ne nuk ishim agresori, duhet të ndalojmë së mbajturi me të mirë një ish-agresor duke besuar se ai u bë demokrat.

Ai e tregoi se çfarë agresori është, ata hynë lidhën tre pakicë kufitar të Kosovës dhe i rrëmbyen”,-tha Mimoza Kusari-Lila.

Të fundit

Deklarata shokuese e ish-mjekut të Shtëpisë së Bardhë: Joe Biden nuk i mbetet shumë kohë

Një ish-mjek i Shtëpisë së Bardhë, Ronny Jackson, i cili ka shërbyer nga viti 2013 deri në vitin 2018,...

Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një sërë rastesh të përndjekjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale në rrjetet sociale, duke çuar në arrestime dhe...

Votat e Greqisë, Celibashi i përgjigjet Partisë Demokratike

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ktheu përgjigje Partisë Demokratike për kërkesën e saj në lidhje me votat e diasporës, më konkretisht zarfet...

Disfata në zgjedhje, Maliqi thirrje opozitës: Koha për reflektim

Ish-deputeti Lefter Maliqi i ka bërë thirrje opozitës që të reflektojë dhe të kërkojë ndjesë për humbjen e thellë që pësoi në zgjedhjet e...

Çmimet marramendëse të finales së Championsit, një biletë shkon deri në 32 mijë euro

Nga finalja e Ligës së Kampioneve midis PSG-së dhe Interit na ndajnë 9 ditë dhe ethet e biletave janë duke u rritur mes tifozëve të zikaltërve. “Allianz...

Lajme të tjera

Web TV