Gjigandi i prodhimit të makinave elektrike Tesla thotë se ka dorëzuar një numër rekord automjetesh pasi uli çmimet për të rritur shitjet. Sipas mediave të huaja, kompania ka ulur çmimet në tregje duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Kinën për të konkurruar me prodhuesit rivalë. Këtë fundjavë, prodhuesit kryesorë kinezë të makinave raportuan gjithashtu një rritje të shitjeve në qershor.
Në fillim të këtij viti, shefi i Tesla-s, Elon Musk tha se ai besonte se ndjekja e shitjeve më të larta, me fitime më të ulëta, ishte zgjedhja e duhur për kompaninë. Të dielën, Tesla tha se dorëzoi 466,140 automjete në tremujorin e dytë, që ishte më shumë se 80% më i lartë se një vit më parë.
Ndërkohë, kompania tha se kishte rritur prodhimin e automjeteve në gati 480,000 në të njëjtën periudhë. Dan Ives nga firma e investimeve Wedbush Securities tha për BBC se“uljet e çmimeve në Kinë kanë qenë një lëvizje e zgjuar që ishte jashtëzakonisht e suksesshme për Tesla-n.