Del dëshmia e pasagjerit në makinën e 17-vjeçarit që u vra nga policia franceze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Informacione të reja për vrasjen e 17-vjeçarit Nael nga një polic, e cila ka shkaktuar kaos në Francë, ka nxjerrë në dritë pasagjeri 14-vjeçar i të riut. Pasagjeri i makinës që drejtohej nga Nael dha versionin e tij për atë që ndodhi herët në mëngjesin e së martës së kaluar në Nanterre.

Djali 14-vjeçar që ndodhej në pjesën e pasme të mjetit që drejtohej nga Nael jep versionin e tij në një tekst të shkruar dërguar Le Parisien. Ai pretendon se ndërsa ishte në shkollë, Naeli i ofroi ta merrte pa e ditur që ai nuk kishte patentë dhe se ishte i mitur. Naeli ishte “një vëlla i madh në lagje për djalin tim”, tha babai i 14-vjeçarit.

Sipas 14-vjeçarit, Naeli fillimisht nuk pranoi të ndalonte kur u kërkua nga dy policët me motor. Por ata e kapën atë kur automjeti u bllokua në trafik. Më pas, sipas asaj që tha, janë afruar me armët e tyre. 17-vjeçari dyshohet se ka marrë “rreth tre goditje” dhe ka tentuar “të mbrojë kokën”, ndërsa njëri prej tyre i ka thënë se “do t’i fuste një plumb në kokë”, ka raportuar pasagjeri i mitur.

Më pas këmba e Naelit “e la frenën ndoshta nga paniku, duke u përpjekur të mbrohej. Makina u largua vetë, ishte automatike. Dhe oficeri i tha kolegut të tij të qëllonte. Dhe arma u shkrep.”

Sipas 14-vjeçarit, Naeli bërtiti: “Ai është i çmendur, qëlloi. Nuk kishte gjak, por ai ishte i shtrirë në anën e tij” ,tha 14-vjeçari. Pasagjeri tha gjithashtu se kishte parë shokun e tij të shtrirë në tokë pa ndjenja dhe duke marrë CPR dhe shtoi se “Naeli kishte vdekur”.

Kur arriti të dilte nga makina, tregoi ai, dëgjoi oficerin që nuk qëlloi t’i thoshte sulmuesit se ai “nuk duhej të qëllonte, sepse do të vendosnin një postbllok më poshtë”. Përveç kësaj, pasagjeri dhe dëshmitari okular pohon në tekstin e tij se Naeli “ngriti duart” për t’u thënë që të mos e qëllonin.

Lexo edhe :  I ndërtuar brenda një mali/ Çfarë dihet për impiantin bërthamor të Iranit

Oficeri u akuzua për vrasje nga pakujdesia javën e kaluar dhe u mbajt në paraburgim.

Ngjarja ka shkaktuar netë trazirash në Francë, teksa mijëra protestues janë arrestuar dhe një prej tyre humbi jetën.

Qeveria mori masa drastike duke mobilizuar rreth 45 mijë policë dhe duke nxjerrë në rrugë mjetet e blinduara.

Të fundit

“Izraeli nuk zhduket, sepse ka butonin e kuq”

Për politologun Endri Tafani e gjithë situata e krijuar në Lindjen e Mesme është e krijuar nga Irani, i...

“Propaganda e Iranit ka përçarë myslimanët në Shqipëri”

Endri Tafani bëri deklaratën e fortë në “Off the Record” me Andrea Dangllin se propaganda e Iranit ka ndarë në dy pjesë dhe Komunitetin...

Moto & Rock Festival ndez atmosferën në qytetin e Korçës

Qindra motoristë dhe adhurues të muzikës rock në një spektakël unik. Aktiviteti mblodhi qindra motoristë nga Shqipëria dhe rajoni, si edhe shumë vizitorë e...

Artikulli te Fox News nuk është qëndrim amerikan, por opinion i maskuar si lajm

Më 20 qershor 2024, platforma amerikane Fox News publikoi në seksionin Opinion një shkrim të ish-ambasadorit shqiptar Agim Nesho, me autorësi të bashkëndarë me...

Presidenti iranian: Nuk do ta ndalojmë aktivitetin bërthamor

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka paralajmëruar se përgjigjja e vendit të tij ndaj "agresionit" të vazhdueshëm të Izraelit do të jetë "më shkatërruese", ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV