Një 39 vjeçar është gjetur i pajetë këtë të martë në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë mësohet se viktima është gjetur brenda makinës së tij në lagjen nr. 3 në Durrës, ku paraprakisht dyshohet se 39 vjeçari banues në Krujë ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit.