Çështja “Osasuna” nuk ka fund!
Klubi spanjoll është përjashtuar nga kompeticionet e UEFA-s, për shkak të korrupsionit, përvetësimit dhe deklarimeve të rreme gjatë sezonit 2013-2014.
Klubi spanjoll e apeloi vendimin, por edhe Komiteti i Apelit pranë UEFA-s ka lënë në fuqi dënimin e skuadrës, e cila sezonin që kaloi siguroi kualifikimin në Conference League.
Por, beteja midis Osasuna-s dhe UEFA-s nuk përfundon këtu, kjo pasi klubi spanjoll është gati të apelojë në CAS, në Lozanë.
Osasuna e bëri të ditur vendimin e Komitetit të Apelit të UEFA-s në një deklaratë zyrtare:
“Komiteti i Apelit i UEFA-s vendosi sot të përjashtojë klubin Atletico Osasuna nga Conference League për sezonin 2023/2024, duke përsëritur vendimin fillestar të inspektorëve nga Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s.
Klubi Atletico Osasuna nuk pajtohet plotësisht me kriteret e UEFA-s apo hetimin e kryer dhe i vjen keq për mesazhin e gabuar që UEFA po i dërgon botës së futbollit. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet ligjore që kemi në dispozicion për të kundërshtuar UEFA-n dhe për t’i dhënë fund asaj që ne e konsiderojmë një shkelje të rëndë të të drejtave tona”.