Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kiko u shpjegon turistëve serbë pse u mbyll Ballkani Hapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Pasi mori disa banane dhuratë nga një grup turistësh serb në Ksamil, Kiko e ndjeu veten borxhli dhe në këmbim nisi t’u shpjegonte arsyet se pse Shqipëria mbylli kapitullin e Ballkanit të Hapur.

U mbyll se ishte ndërtim pa leje, tha Kiko, i pa regjistruar në gjykatë, ushtronte aktivitet pa licencë, nuk paguante taksa, nuk kishte asnjë adresë në internet dhe në rrjete sociale. Pra, aktivitet i dyshimtë. Si mund të ekzistojë një projekt kaq i madh pa prani në “Instagram”, e “Tik Tok”? Le që nuk kishte kokërr leku. Vetëm fjalë…

Ju serbët e keni të lehtë, vijoi Kiko, shqiptarët e kanë më të vështirë se fjala hapje dhe mbyllje janë krejt të ndryshme, ndërsa në serbisht “otvoren”, “zatvoren” vetëm një germë ndryshon.

Për mua personalisht, vijoi Kiko. “Ballkani i Hapur” ka qenë dështim total. Nuk arriti të ulë çmimin e bananes.

Këto janë arsye teknike, i tha një prej turistëve serbë. Në Ballkan gjërat janë politike.

Politike dhe estetike, ia ktheu rrufe Kiko. Mua si majmun nuk më lejohet të bëj gabimin e njerëzve që e vendosin politikën në plan të parë. Kjo e ka marrë në qafë Ballkanin.

Për mua problemi ishte dhe mbetet estetik. Kryeministri i Maqedonisë ishte shumë më i shkurtër se Rama e Vuçiç. Siç ka thënë me të drejtë Rama: “estetika është shprehje sipërore e politikës”.

Politikisht, ju lutem shumë mos më ngatërroni, tha Kiko, se kam ndërmend të kërkoj dokumentet për qëndrim të përhershëm në Shqipëri.

Po, mirë, SHBA, BE dhe KE ishin pro “Ballkanit të Hapur”. Pse Shqipëria tani del kundër të gjithëve, pyeti një turiste serbe që po bënte “selfie” me “Iphone 13 +”.

Pro “Ballkanit të Hapur” ka qenë edhe Rusia, u përgjigj Kiko. SHBA, BE, KE janë fuqi beninje, por Rusia është fuqi malinje. Ne nuk duam që Rusia të dalë si një fuqi konstruktive, aq më tepër pas luftës në Ukrainë. Këto gjëra janë më thella seç duken.

Lexo edhe :  Në Risil të Vlorës

-Po si ndodhi që tre vendet u prishën me njëra-tjetrën- vijoi interesimin e tij turisti serb.

Këtu mund vetëm të spekuloj, tha Kiko. është çështje interesash. Ballkani Hapur nënkupton treg të përbashkët. Në BE-sherri më i madh është për kuotat e prodhimit në tregun e përbashkët. Serbia nuk pranoi të legalizonte kultivimin e kanabisit, siç ka bërë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. D.m.th. për mungesë të politikës së përbashkët bujqësore.

Po ju këtë vjet bëtë një konsultim kombëtar dhe një 60% e shqiptarëve e mbështetën Ballkanin e Hapur?

Dje ishte dje. Sot është sot, tha Kiko. Pastaj jo gjithmonë shumica ka të drejtë.

Po ju keni ftuar edhe Greqinë, Italinë dhe Turqinë për t’u futur në Ballkanin Hapur?

E drejtë, u përgjigj Kiko, por nuk shkon që ne të ndërhyjmë në punët e Brukselit. Po sikur edhe vendet e tjera të BE-së të kërkojnë anëtarësim në Ballkanin e Hapur?

A ka ndonjë shans që të rikthehet Ballkani Hapur?

Të paktën për katër vitet e ardhshme as që bëhet fjalë, vijoi Kiko, dhe kjo është çështje teknike. Presidenti serb ka deklaruar në Ohër se ka dhimbje dore dhe nuk firmos asnjë dokument. Dhe duke i besuar atij, kjo dhimbje do t’i vazhdojë të paktën edhe për katër vitet e ardhshme.

Po historia, historia si do ta gjykojë “Ballkanin e Hapur”, pyete turistja serbe ndërkohë që u afrua për të bërë “selfie” me Kikon.

“Ballkani i Hapur” ishte projekt oral. Nuk ka asnjë dokument të shkruar për të, kështu që pa merak se historia nuk do të merret fare me të. Madje, madje megjithëse është projekt oral, as SPAK nuk do t’i kushtojë vëmendje “draga gospoxha” (e dashur zonjë)!

Të fundit

Rita Ora i bashkohet nismës për të ndihmuar fëmijët dhe ka një mesazh domethënës…

Artistët e njohur Emma Bunton, Rita Ora dhe Tom Fletcher kanë nisur apelin e vitit 2024 për ‘BBC Children In Need’. Nisma...

“Kooperativa e bashkuar Rama-Berisha”/ Basha: Fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi…

Gjatë intervistës për gazetën kosovare “Demos”, kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, tha se themelimi i institucioneve të drejtësisë së re dhe nisja e...

Ndryshimi i drejtuesve politikë të PS, Gjiknuri i kalon stafetën Maznikut/ Çfarë synohet

Damian Gjiknuri, i cili ka marrë detyrën e Sekretarit të Organizimit të Zgjedhjeve në PS, i ka kaluar stafetën e drejtuesit politik të Qarkut...

Brenda 40 vjetorit të Emina Cunmulajt, të ftuar edhe Marc Anthony me Nadia Ferreira

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj ka festuar 40-vjetorin e saj me një festë të jashtëzakonshme, të organizuar në një ambient të ngrohtë dhe miqësor. E rrethuar...

‘Loja vazhdon’, evakuimi i të plagosurve dhe bombardimi i urave në Kursk

Në një natë të fundit, në një pikë komandimi të dronëve ukrainas të fshehur mes fushave dhe pyjeve afër kufirit me Rusinë, më i...

Lajme të tjera

Web TV