Presidenti Bajram Begaj ndodhet në Azerbajxhan për një vizitë shtetërore, ku është pritur nga homologu Ilham Aliyev. Begaj ka ndarë disa foto nga ceremonia e pritjes ndërsa shkruan se ndërsa dy vendet festojnë 30 vite marrëdhënie diplomatike, bashkëpunimi është më i fortë.
“Faleminderit miku im President Aliyev për pritjen shumë miqësore! Teksa Shqipëria dhe Azerbajxhani festojnë 30 vjet marrëdhënie diplomatike, bashkëpunimi mes dy vendeve është më i fortë se kurrë!”, ka shkruar presidenti Begaj krahas fotove të publikuara në Facebook.