Eksperti i Partisë Demokratike për shëndetësinë Gazmend Koduzi përmes një komunikimi publik ka deklaruar se largimi i mjekëve nga vendi, nuk ndalohen me ligje si në komunizëm.
Sipas tij mjekët mbahen në vend përmes politikave që reformojnë sistemin shëndetësor, përmirësojnë kushtet e punës, pagesa dinjitoze.
“Largimi i mjekëve nga vendi, nuk ndalohen me ligje si në komunizëm. Mjekët mbahen në Shqipëri, përmes politikave që reformojnë sistemin shëndetësor, përmirësojnë kushtet e punës, pagesa dinjitoze, ambjent jetues miqësor, statusi social i admirueshëm, niveli ekonomik i kënaqshëm për nje doktor.
Krijoni këto mundësi, dhe asnjë nuk ikën nga vendi i tij, as mjek, as inxhinier, as bojaxhi, as shofer, as ekonomist. Asnjë shqiptar nuk ikën me dëshirë, por vetëm i detyruar, se qeverisja socialiste 10 vjeçare, e ka bërë të pajetueshëm këtë vend.”