Miratohet përmbajtja e fletës së votimit për zgjedhjet e 23 korrikut në Rrogozhinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për Kryetar të Bashkisë Rrogozhinë, për përsëritjen e zgjedhjeve, të datës 23 Korrik 2023.

Fleta e votimit do të jetë e njëjte me fletën e përdorur në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, por do të ketë shënimin “Zgjedhje e përsëritur për Kryetarin e Bashkisë të datës 23 Korrik 2023”.

Gjithashtu, u miratuan materialet zgjedhore dhe dokumentacionin e punës që do të përdoren në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, të datës 23 korrik 2023.

Në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë do të përdoren materialet zgjedhore që plotësojnë karakteristikat e përcaktuara në vendimin nr. 223, datë 7.12.2022, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Mbi përdorimin në procesin zgjedhor të disa materialeve dhe përcaktimin e karakteristikave të përgjithshme të tyre në përdorim”.

Për vendosjen e materialeve zgjedhore do të përdoren kutitë e votimit, kapaku i të cilave do të jetë i vulosur me kodin e pestë nga KQZ, dhe të identifikuara me shenja dalluese si kuti të materialeve zgjedhore.

KZAZ-të dhe KQV-të do të përdorin dokumentacionin e punës, të prodhuar për zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, me shënimin me ngjyrë të kuqe “Përsëritje e Zgjedhjeve për Kryetar Bashkie 23.7.2023”.

Të fundit

Itali, shqiptari godet me thikë maqedonasin për arsye xhelozie

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Lido Adriano, në zonën e Ravenës në Itali, përpara Bar...

700 euro për kamerierët dhe 1400 euro për kuzhinierët, Tatimet publikojnë pagat

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin e turizmit dhe u bën thirrje tatimpaguesve në këtë sektor që të deklarojnë saktë...

“Do hapim portat e ferrit!” Komandanti i ri iranian kërcënon Izraelin

Komandanti i sapokomanduar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Mohammad Pakpour, kërcënoi të “hapë portat e ferrit”, si kundërpërgjigje për sulmet e Izraelit në...

Aksidente të njëpasnjëshme në Tiranë! Simulime te sheshi “Nënë Tereza”

Disa aksidente, që fatkeqësisht mund t’i shohim në rrugët e kryeqytetit, dhe jo vetëm, e me pasojë edhe jetën, u simuluan në sheshin “Nënë...

Fluturoi gjithë jetën pa biletë, tani e presin 30 vite burg

Pasi rezervoi më shumë se 120 fluturime falas duke u paraqitur si punonjës i një linje ajrore, një juri javën e kaluar e shpalli...

Lajme të tjera

Web TV