Kreu i qeverisë Edi Rama së bashku me delegacionin e tij ka mbërritur në Mal të Zi, në kuadër të turit të tij në Ballkan.
Burime bëjnë me dije se Rama është pritur nga:
- Filip Adžić, Ministër i Brendshëm dhe i Mbrojtjes së Malit të Zi
- Boris Marić, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së malit të Zi
- Ridi Kurtezi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi.
Më pas Rama do të udhëtojë drejt Serbisë, ku do të mbyll dhe turin e tij. Ai do të takojë presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ku do të mbajnë dhe një konferencë për shtyp.
Para se të shkonte në Mal të Zi, Rama u ndal në Bosnje-Hercegovinë.