Çmimet e larta të bulmetit, qumështi serb dhe italian po mbyt tregun shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak qumësht vendi, me çmime shumë të shtrenjta, por një numër në rritje paketimesh me qumësht serb apo italian.

Raftet e supermarketeve shqiptare po pushtohen nga importi, teksa sektori i prodhimit dhe përpunimit të qumështit po përballet me një krizë të vërtetë.

Vitin e shkuar, prodhimi vendas i qumështit të lopës ra në nivelin më të ulët historik, për sa kohë që INSTAT mban të dhëna për këtë produkt, në vetëm 824 mijë tonë.

Nga ana tjetër, në vetëm 5 muajt e parë të vitit, vendi importoi 5.7 milionë litra qumësht.

INSTAT e rendit qumështit si produktin kryesor të shtrenjtuar në vend me gati 50%, ndërsa llogarit edhe një rritje me gati 20-30% tek bulmetet.

Industria e sheh problemin kryesor dhe shkakun për paaftësinë për të konkurruar produktet serbe e italiane tek skema e subvencioneve, që nuk favorizon prodhimin apo formalizimin, me së paku 86% të tregut në të zezë, raporton A2.

Në total, midis qumështit, djathit, gjalpit dhe produkteve të tjera të kësaj kategorie, Shqipëria importoi plot 24 milionë euro mallra për periudhën janar-maj 2023.

Të fundit

I dehur në timon, deputeti përplasi makinën në bulevard, SPAK dërgon dosjen për gjykim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim dosjen ndaj deputetit të PD-së, Qani...

Draft raporti për Shqipërinë/Parlamenti Europian ngre shqetësimin për presionet ndaj SPAK

Ndërhyrjet dhe presioni ndaj gjyqësorit shihen si shqetësim në draft raportin për Shqipërinë, dorëzuar pranë Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Materiali që pritet...

Tërmetet e fundit zbulojnë “vilën” romake në Itali

Disa struktura të periudhës romake janë zbuluar në liqenin Fusaro, Itali, pas tërmeteve të fundit të shkaktuara nga një fenomen i rrallë të ndryshimit...

‘Plumbi i artë’/ Diva: Gjyqtarë e deputetë takonin Nuredinin, kam 120 minuta incizime!

Ditën e sotme, është mbajtur seanca e radhës për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin...

Skandal në Angli, City dhe United akuzohen për falsifikimin e moshës të të rinjve

Një bombë nga Anglia dhe nëse konfirmohet, mund t’i shtojë më shumë karburant sezoneve tashmë të zjarrta të Mançester Sitit dhe Junajtidit. Media britanike “The Telegraph”, nuk...

Lajme të tjera

Web TV