test

Humbje e madhe për politikën/ Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Tiranës (EMRI+FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Tomor Malasi është ndarë dje nga jeta në moshën 87 vjeçare.

Humbje e madhe për politikën/ Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i

Malasi ka qenë një politikan i rëndësishëm i Partisë Demokratike në ditët e para të krijimit të saj.

Ai u emërua kryetar i Bashkisë së Tiranës pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1991 nga Partia Demokratike, post të cilin e mbajti për një vit.

Pas rrëzimit të diktaturës komuniste në dhjetor të vitit 1990, u zhvilluan zgjedhjet e  para pluraliste më 31 mars të vitit 1991. Kuvendi i parë pluralist  i dalë nga këto zgjedhje, vendosi në shtator të po atij viti, që  kryetari  i bashkisë së qytetit të caktohej nga partia që kishte fituar shumicën e mandateve të deputetëve në secilin qytet. Partia Demokratike fitoi shumicën e mandateve të deputetëve në qytetet kryesore të Shqipërisë. Tirana ishte qyteti ku PD arriti fitoren më të thellë në këto zgjedhje.

Bazuar në vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, kryetar  i bashkisë së Tiranës u caktua nga PD, zoti Tomor Malasi.

Në vitin 1992, kur u ribënë zgjedhjet e përgjithshme, Malasi la Bashkinë për të marrë mandatin e  deputetit, deri në vitin 1996.

Gjatë këtyre katër viteve ai ishte edhe nënkryetar i Kuvendit ku shumica i përkiste Partisë Demokratike.

Pas zgjedhjeve të vitit 1996, Malasi u rreshtua në grupin e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të PD-së të cilët kërkonin që kjo forcë politike dhe ish Presidenti Berisha të mbanin përgjegjësi për fajdet që shkaktuan trazirat e vitit 1997.

Familja e Tomor Malasit ka njoftuar se ceremonia mortore do të zhvillohet sot në orën 13:00.

Të fundit

Media gjermane “BILD”: Zbuloni gjithçka rreth kulturës së vendit mesdhetar, Shqipërisë

Thesare historike, peizazhe idilike, vende fetare: Shqipëria ka gjithçka për të ofruar, shkruan Emily Pradel në një artikull të...

Vera e nxehtë dhe temperatura të larta, sa herë në ditë duhet të bëjmë dush

Temperaturat e nxehta janë të mundimshme. Njeriu djersin dhe lodhet më shumë gjatë verës si pasojë e këtyre temperaturave. Dushi tingëllon idea më e mirë...

Do të jetë pjesë e një edicioni të ri? Ja çfarë zbulon Egla Ceno

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top...

Poeti Agim Doçi pëson hemoragji cerebraleWe

Kompozitori dhe tekstshkruesi, Agim Doci ka pësuar hemorragji cerebrale, ku për pasojë është shtruar në Shërbimin Neurovaskular. Doçi u referua në QSUT nga Spitali Bashkiak...

Dyshohet se ka pirë mbidozë ilaçesh, 2-vjeçari dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një 2-vjeçar është dërguar në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore mesditën e kësaj të shtune. Sipas informacioneve fëmija dyshohet se ka pirë...

Lajme të tjera

Web TV