A po mbyllet “Ballkani i Hapur”? Presidenti malazez: Këtë do ta trajtojë Parlamenti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç i cili nesër do të shkojë në Beograd për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se çdo iniciativë ekonomike që sjell vlera të reja në drejtim e uljes së barrierave dhe forcimit të aktivitetit ekonomik në rajon mund të jetë e dobishme, me kusht që nuk bie ndesh me parimet e Procesit të Berlinit.

Kështu iu përgjigj ai pyetjes për “Ballkanin e Hapur”. Milatoviçin e pyetën nëse beson se iniciativa rajonale është prioritet i Malit të Zi.

“Qëndrimi im për këtë më duket që në fillim ka qenë i qartë. Për ne prioritet i të gjitha prioriteteve është anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe rrjedhimisht angazhimi i padiskutueshëm ndaj procesit të Berlinit. Nga ana tjetër çdo iniciativë ekonomike mund të jetë e dobishme që sjell vlera të reja në uljen e barrierave dhe forcimin e aktivitetit ekonomik në rajon, me kusht që të mos bie ndesh me parimet e Procesit të Berlinit, kjo është sigurisht një çështje që do të trajtojë Parlamenti i ri dhe Qeveria e re e Malit të Zi”, tha Milatoviq.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha së fundmi se nisma “Ballkani i Hapur” e ka përfunduar misionin për të cilin ka lindur, e që tha se ka qenë për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit, duke shtuar se “Procesi i Berlinit është tani më aksi ynë kryesor”.
Këtë deklaratë nuk e besonte as presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili qëndron ende pro “Ballkanit të Hapur”.

Rama këtë javë ishte në një tour ballkanik, me ç’rast pati mundësinë të diskutojë për këtë në Beograd edhe me Vuçiqin. Ai i vizitoi të gjitha shtetet e rajonit për t’i takuar kryeministrat dhe presidentët pët t’i informuar për përgatitjet për Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë këtë vit.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV