Periudha verore padyshim është periudha që pritet me padurim kryesisht nga fëmijët të cilët nuk do t’u duhet të zgjohen herët për të shkuar në shkollë, apo në kurse të ndryshme.
Por kjo kënaqësi nuk vazhdon në të njëjtat nivele kur ditëve të pushimeve me familjen i vjen fundi. Shpesh ndodh që ata nuk kanë angazhime dhe nuk kanë me çfarë të merren, e si pasojë përfundojnë të mërzitur. Por prindër duhet të dini se edhe kur ata shqetësohen është diçka normale pasi sipas ekspertëve është pjesë e mësimit dhe zhvillimit të tyre. Në këtë artikull do ju tregojmë disa truke se si të menaxhoni mërzitjen e fëmijëve tuaj gjatë verës.
1.Ndihmoni të voglin të përdorë imagjinatën dhe krijimtarinë. Kjo është diçka që po humbet për shkak të përdorimit të tepërt të teknologjisë.
2.Ndihmojeni të mendojë për qëllime dhe arritje të ndryshme që duhet të ketë në të ardhmen.
3.Jepini ide se si të kalojnë kohën e lirë, përmes një shëtitje, apo të lexojë një libër, apo të shkruaj diçka.
4.Një këshillë e mrekullueshme e ekspertëve janë edhe ushtrimet për relaks që mund të zhvilloni bashkë me fëmijën tuaj.
5.Herë pas here mund t’i ngarkoni atyre një punë të lehtë shtëpie.
6.Dhe mirë do të ishte ta pyesnit se çfarë do t’ia largonte atij mërzinë.
Por duhet kuptuar se mërzitja e tyre nuk duhet të konsiderohet problem shumë i madh pasi siç e përmendëm edhe më sipër i përket procesit të mësimit dhe zhvillimit të tyre, madje të tilla situata do ta përgatisin fëmijën të gjejë rrugëzgjidhje për të dalë edhe vetë nga gjendja e mërzisë.