Sezoni veror, ka ardhur edhe këtë vit me rritje ekstreme të temperaturave.
Gjatë kësaj jave termometri ka shënuar temperatura deri në 43 gradë celcius, duke paralajmëruar kështu rrezik për zjarre.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e cila u bën apel banorëve si dhe turistëve që të tregojnë sa më shumë kujdes gjatë sezonit veror për të shmangur rënien e zjarreve.
“Marrë shkas nga rritja e temperaturave përgjatë kësaj jave dhe në vijim, parashikuar edhe nga Instituti i Gjeoshkencave, ftojmë të gjithë banorët që jetojnë në brendësi të zonave të mbrojtura, bizneset lokale, vizitorët, etj., të tregojnë sa më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri përgjatë frekuentimit të zonave të mbrojtura.
Të gjithë së bashku mund të parandalojmë, paralajmërojmë dhe reagojmë në kohë, në mënyrë që viti 2023 të jetë një vit me më pak zjarre”, tha AKZM.