Arabia Saudite është kthyer në kryefjalën e merkatos verore, me kampionatin arab që ka “rrëmbyer” disa prej lojtarëve kryesor të Europës.
Al-Nassr ishte skuadra e parë që filloi lëvizjet e mëdha, duke transferuar portugezin Cristiano Ronaldo në janarin e këtij viti, por tashmë FIFA ka vendosur skuadrës t’i bllokohet merkato.
Një komunikim i cili ka ardhur sot, por nuk ka të bëjë me merkaton e zhvilluar në janar apo tani gjatë verës.
Gjithçka lidhet me transferimin e Ahmed Musa nga Leicester City në vitin 2018. Në atë kohë Al-Nassr u dakordësua për të paguar 14 milionë paund në zyrat e Leicester, por gjërat u komplikuan rrugës dhe tashmë ata i detyrohen “dhelprave” rreth 400 mijë paund, të cilat nuk i ka paguar.
Një vendim që ka vendosur në lëvizje drejtuesit e klubit dhe pritet qe kjo çështje të mbyllet gjatë kësaj jave, pasi klubi ku aktivizohet Ronaldo ka plane të mëdha për sezonin e ri.