I nxehti afrikan ‘pushton’ Shqipërinë! Meteorologu zbulon sa pritet të zgjasë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologu Akil Osmani zbuloi detaje nga vala e të nxehtit që pritet të godasë Shqipërinë gjatë javës së ardhshme.

Osmani deklaroi se duke filluar nga dita e sotme dhe përgjatë 10 ditëve në vazhdim do të ketë një rritje të temperaturave, ku të premten termometri do të shënojë dhe 40 gradë celcius në shumë qytete në Shqipëri.

Ai tha se temperatura më e lartë pritet të shënohet në qarkun e Beratit, ku në qytetin e Kuçovë termometri mund të regjistrojë dhe 42 gradë celcius.

Ai shtoi se temperature deri në 40 gradë do të shënojë dhe Tirana, Shkodra, Fieri, Gjirokastra, Elbasani dhe Kukësi.

“Duke filluar nga sot, përgjatë 10 ditëve të ardhshme, pritet të kemi temperatura të cilat do të jenë të larta dhe shumë të larta, do të kemi ditë me temperatura në 39 apo 40 gradë celcius.

Duke ardhur drejt ditëve të fundit do të kemi degradim të valës së të nxehtit, çka do të bëjë që të temperaturat e ajrit të zbresin në vlerat 36 dhe 37 gradë celcius. Pas largimit të valës së të nxehtit ne do të kthehmi rreth vlerave normale për muajin korrik 33 apo 34 gradë.

Zonat më të prekura nga këto temperatura do të jenë qarku i Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës, të cilat do të regjistrojnë temperaturat më të larta. Edhe qytete si Fieri, Tirana apo Shkodra do të shënojnë temperatura rreth 40 gradë celcius.

Bregdeti mbetet në temperatura 37-38 gradë. Në zonat malore do të ketë temperatura 34-35 gradë, me përjashtim të Kukësit që do të prekë temperatura deri në 40 gradë celcius”, tha Osmani.

Të fundit

“Më kërcënuan mua dhe vajzën”, Albana Vokshi përlotet në Këshillin e Europës

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bërë kërdinë në Këshillin e Europës, duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë me...

Erdogan komenton për herë të parë sulmin amerikan ndaj Iranit

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore dhe raketore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, Rexhep Tajip Erdogan theksoi...

Konflikti Izrael-Iran, sa e rrezikuar është hapësira ajrore shqiptare?

“Hapësira ajrore e Shqipërisë është po aq e rrezikuar nga Irani sa vetë Europa”. Kështu u shpreh në një intervistë përA2CNN, kreu i Aviacionit...

Amerika lëshon alarm për qytetarët në mbarë botën: Tregoni kujdes!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar ​​një “Alarm Sigurie Mbarëbotëror”, duke i këshilluar qytetarët amerikanë jashtë shtetit të tregojnë kujdes të shtuar. Njoftimi është...

​A do të luajë Irani në Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA?

Më 25 mars, Irani siguroi pjesëmarrjen në Kupën e Botës FIFA 2026 pas një barazimi 2-2 me Uzbekistanin në Teheran. Me këtë rezultat, ky...

Lajme të tjera

Web TV