Prapaskenat/ Zbulohet kushti i vetëm i Luis Enriques për të firmosur me klubin e PSG

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Paris Saint-Germain para disa ditësh zyrtarizoi spanjollin Luis Enrique si trajnerin e ri të skuadrës. Negociatat me ish-teknikun e kombëtares së Spanjës zgjatën për një periudhë të gjatë dhe jo më kot, pasi sipas mediave franceze 53-vjeçari kërkonte garanci mbi eksperiencën e tij në Paris.

Luis Enrique kishte një kusht të vetëm dhe të panegociushëm për drejtuesit e kryeqytetasve; spanjolli nuk pranonte kurrsesi ndërhyrje në skuadër nga drejtues apo menaxherë të ndryshëm ndërsa në tratativa theksoi se merkato do të ndërtohej nga vetë ai. Luis Enrique, i tha drejtuesve të PSG se nuk kishte nevojë për emra të bujshëm në organikë dhe se merkato duhej ndërtuar mbi lojtarë punëtorë që mund t’i garantonin trajnerit më shumë kilometra në fushë.

Deri më tani, parizienët kanë firmosur pikërisht me emra si Ugarte për 60 milionë euro që erdhi nga Sportingu i Lisbonës, Marco Asensio si lojtar i lirë nga Real Madrid, Milan Skriniar po me parametër zero nga Inter, Kang-in Lee për 22 milionë euro nga Mallorca dhe Lucas Hernandez për 45 milionë euro nga Bayern Munich. Janë pikërisht këta lojtarë të përzgjedhur nga Luis Enrique (përjashto Skriniar, marrëveshja me të cilin ishte mbyllur që në janar) të cilët morën besimin e spanjollit dhe që pritet të jenë titullar këtë sezon me PSG.

Nga ana tjetër, në negociatat me drejtuesit e Parisit, Luis Enrique nuk vendosi asnjë kusht në lidhje me të ardhmen e Neymar, Mbappe apo Messi. Spanjolli i siguroi drejtuesit se mund të bëjë edhe pa këta yje në ekip, teksa aktualisht Messi është larguar dhe e ardhmja mbetet në pikëpyetje për dyshen Neymar-Mbappe.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV