test

“Vuaj nga zemra”/ Ish-kryebashkiaku i Bulqizës kërkon lirinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë kërkesën për rekurs të vendimit të marrë ndaj tij, duke kërkuar masën “arrest në shtëpi”.

Me herët Leftër Alla ka kërkuar të lirohej nga burgu, duke ngritur si pretendim se kishte shqetësime shëndetësore, pasi vuante nga zemra.

Kërkesa është dorëzuar dy ditë më parë ku dhe kërkohet që të vendoset masa “Arrest në shtëpi” ndaj ti dhe 11 personave të tjerë të përfshirë në hetim, përkatësisht shtetasit, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Rasim Daci, Dali Gazidedja, Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj dhe Ana Nishku,

Në rekurs kërkohet ndër të tjera të merren në pyetje Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku. Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Rasim Daci, Dali Gazidedja, Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj he Ana Nishku.

Kujtomë se ish-kryebashkiaku i Bulziës akuzohet për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Procedura tenderuese për të cilën akuza ka gjetur shkelje është ajo e ujësjellësit me vlerë afro 3 milionë euro.

Sipas hetimeve, Alla në bashkëpunim me nëpunësit kanë favorizuar një bashkim kompanish që të fitonte tenderin. Kompania fituese në fakt, rezulton se nuk ka kryer punime për kontratën e lidhur me bashkinë, por ato i ka realizuar një firmë tjetër me pronar Aqif Koneshën, që SPAK e cilëson lidhje shoqërore të kryetarit të Bashkisë.

Të fundit

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend, 9 viktima dhe 17 të zhdukur

Të paktën 9 persona kanë vdekur dhe 17 të tjerë mbeten të zhdukur për shkak të shirave të dendur...

Subvencionet në bujqësi, 18 mijë aplikime fituese deri tani

Në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, rreth 18 mijë aplikime janë shpallur fituese pas përfundimit të fazës së parë, ndërsa procesi vijon...

4 arsyet psikologjike pse gocat qajnë kur kanë ditëlindjen

Me siguri që edhe ju i keni parë videot e ditëlindjeve që qarkullojnë në platformat Reddit apo TikTok, ku shumica e gocave shfaqen duke...

“Alma Arrazi, fillimi i fundit tragjik”/ Ja çfarë i tha bashkëshorti para aktit fatal

Rasti i Alma Arrazit, e cila u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna sëbashku me 3 fëmijët e mitur, vijon të tronditë opinionin. Ditën...

E përplasin me makinë dhe më pas e rrahin, 5 persona bëjnë për spital 18-vjeçarin

Një 18 vjeçar është dhunuar me mjete të forta nga disa persona në Korçë, raporton për Balkanweb, gazetarja Lorena Kodra. Ngjarja ka ndodhur në lagjen...

Lajme të tjera

Web TV