Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

SPAK, politika dhe tallavaja publike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni 

Drejtësia është një nga idealet më të rëndësishme në bashkëkohësinë tonë sociale. Kjo është ajo për të cilën publiku ëndërron dhe përpiqet për të krijuar një mjedis social-politik- ekonomik të drejtë dhe të barabartë. Institucionet e strukturojnë.

Veçse, asnjëherë nuk e kemi kuptuar pse dalin politikanët të qeshur nga kuartieri i SPAK-ut!

Mund të rrinë disa orë, të shoqërohen dhe me avokatë dhe të dalin sërish të buzëqeshur dhe kanë gati përgjigjen standarde: U pyetëm për gjëra për të cilat ishim në dijeni. Jemi kurdoherë në duar të drejtësisë.

Pyetja e thjeshtë që të vjen është nëse është kaq e thjeshtë, atyre mund t’u merret përgjigja via-email ose me incizim direkt dhe kaq.

Por, nuk ndodh kështu. Edhe tani, që SPAK-u po jep shenja, sërish mbetesh i zhgënjyer sesi shumë kauza nuk po preken dhe sesi shumë informacione qarkullojnë dhe i përdorin politikanët e PD-së, ndërkohë që socialistët heshtin apo anasjelltas!

Pse ushqehet në këtë mënyrë tallavaja publike, ku të gjithë akuzojnë dhe jo pak i shërbejnë të keqes me thashethemnajën? Pse publikut nuk i bën më përshtypje: E keqja? Po si ka mundësi që asnjë nuk e di nga ana e PS-së atë që po ndodh me Arben Ahmetajn?

Si ka mundësi që ikën ish-kryeprokurori i vendit Llalla dhe shteti e ka të pamundur të argumentojë fajësitë e tij?

Si ka mundësi që Ilir Meta mban mbi kurriz gjithë ato akuza dhe nuk arrin t’i provohet asgjë? Si ka mundësi që Rama lan duart për këdo dhe çfarë do që ndodh në strukturën e tij? Si ka mundësi që ligjëron kaq krenar Berisha në parlament me katër non-grata në kurriz?

Si dhe si…? Si ka mundësi që në rrjet qarkullojnë fotot e Arben Ahmetajt dhe organet e specializuara nuk munden ta gjejnë? Për çfarë shërbejnë gjithë ato agjenci shërbimesh dhe inteligjente, kur publiku është i përballur ngado me të keqen?!

Lexo edhe :  Marigo Posio, një jetë në shërbim të kombit

Për këto nuk ka përgjigje dhe nuk do të ketë asnjëherë. Kur merr vesh se interesat e të dy palëve ngërthehen, atëherë kupton sa e pamundur është. Kur të thonë dhe në media del se në tendera fitojnë sërish të njëjtit njerëz (të dy palëve), atëherë kupton se drejtësia është e vetmja që mund ta përballë.

Por, SPAK-u, si një nga strukturat me më shumë pritshmëri nga publiku, është ende larg objektivave të saj. Ashtu si e gjithë Drejtësia e vendit tonë.

E para se njerëzit që janë aty, më shumë u duhet të shikojnë konjukturat sesa të përballin realitetin.

E dyta se përpos profesionalizimit të munguar, që e shikon në argumentimet e verdikteve, shqiptari shikon dhe mungesën e sensit shtetar të tyre. Për keqardhje kësaj i shtohet fakti që një pjesë e publikut shikon tifozllëk në ngjarje dhe nuk dëshiron të reagojë moralisht.

Nuk i kushtonte asgjë t’i jepte prioritete çështjes së PD-së, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kaosit, që ka krijuar kjo forcë politike me derivatet e saj. Drejtësisë nuk i kushton asgjë, që t’i tregojë realisht Ekzekutivit peshën e gjykimeve të saj. Nuk do ketë kurrë qetësi në vendin tonë, nëse nuk do ketë Drejtësi të vërtetë.

Martin Luther King Jr. e shprehte një ide në momentet më të vështira të përballjes me padrejtësinë racore në SHBA:  “Përparimi njerëzor nuk është as automatik, as i pashmangshëm…

Çdo hap drejt synimit të drejtësisë kërkon sakrificë, vuajtje dhe luftë; përpjekjet e palodhura dhe shqetësimi i pasionuar i individëve të përkushtuar”. Me gjithë respektin dhe pritshmërinë, Drejtësia është ende larg kësaj sfide.

Të fundit

Real Madrid pëson disfatë në “San Mames” ndaj Bilbaos, zhgënjen sërish Mbappe

Real Madrid pësoi disfatë 2-1 ndaj Atletico Bilbaos. Berenguer heshti Los Blancos me golin e tij, në minutën e...

Disa këshilla si të përmirësoni shikimin e mprehtë dhe shëndetin e syve

Shëndeti i syve përkeqësohet me kalimin e moshës, e megjithatë kjo nuk do të thotë që ndërhyrja kirurgjikale është alternativa më e mirë për...

Chelsea vijon rrugën e fitoreve, Manchester City rikthehet tek triumfi pas 7 ndeshjeve

Chelsea nuk ndal hapin në Premier League, teksa fiton 1-5 në Southampton. Golat e Bluve të Londrës u rezalizuan nga Disasi, Madueke, Nkunku, Palmer...

Arsenal i pandalshëm, “Topçinjtë” mposhtin United dhe marrin fitoren e katërt radhazi

Arsenali ka fituar derbin përballë Manchester United me rezultat 2-0. Në 45 minutat e para, asnjëra skuadër nuk arriti të regjistronte goditje direkte në portë. Natyrisht...

VOA: Bie qeveria në Francë

Ligjvënësit e opozitës rrëzuan të mërkurën qeverinë e Francës, duke thelluar krizën politike në fuqinë e dytë më të madhe ekonomike në Bashkimin Evropian...

Lajme të tjera

Web TV