Ish-mafiozi shqiptar, John Alite, ishte i ftuar sot në studion e Wake Up në Top Channel ku tregoi për jetën e tij të vështirë në botën e mafias.
Ai tregoi se si e ndryshoi burgu dhe dënimet, ku tregoi se edhe miqtë e tij e tradhtuan.
“Kur miqtë më tradhtuan e kuptova që kjo jetë ishte non-sens. Nuk të shohin ty si person, por vetëm si gangster.
Të duhet të rishpikësh vetveten dhe të të pranojnë njerëzit që me vërtetë të duan. Njerëzit mendojnë se je vetëm gangster e asgjë tjetër.
Njerëzit mendojnë se vetëm dhuna të bën të mbijetosh, por në fakt është inteligjenca,” tregoi Alite.